Sa kohë jeton virusi i Covid-19 në sipërfaqe të caktuara six ham, dru, floke etj

Nga Daniela Burnazi

Koronavirusi që shkakton Covid-19  kryesisht përhapet nga personi në person përmes spërklave që përhapen në ajër nga kollitja apo tështima. Sipas studimeve të fundit është vërtetuar  se virusi mund të merret edhe nëse prekni  sipërfaqe apo objekte që kanë virus.

Koronavirusi mund të jetojë me orë dhe/ose ditë të tëra në sipërfaqe objektesh të caktuara.

Ja llojet e ndryshme të objekteve dhe kohëzgjatja që jeton virusi në to:

Metali: si doreza dere, bizhuteri, sende argjendi etj, virusi mund të jetojë deri në 5 ditë.

Druri: si moblje, tavolina, karrige etj, virusi mund të jetojë deri në 4 ditë.

Plastika: si shishe qumështi, shishe detergjentësh, sediljet e autobusit etj, virusi mund të jetojë 2-3 ditë.

Çeliku i inoksit: si frigoriferi, tenxheret, tigani, lavamani etj, virusi mund të jetojë deri në 2-3 ditë.

Kartoni: si kutitë e transportit, virusi mund të jetojë deri në 24 orë.

Alumini: si kanaçet e pijeve virusi jeton 2-8 orë

Xhami: si gotat, pasqyrat, dritaret virusi mund të jetojë deri në 4 ditë.

Ujë: koronavirusi nuk është gjetur në ujin e pijshëm. Nëse virusi futet në ujë, atëherë filtri i ujit mund ta shkatërrojë atë.

Lëkura dhe flokët: deri më tani nuk ka të dhëna që tregojnë se virusi mund të jetojë në flokë apo lëkurë. Nëse prekni me duar të papastra hundën, gojën, sytë atëherë mund të infektoheni.

Burimi: WebMd

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim