Sa paguajnë prindërit shqiptarë për kopshtet dhe çerdhet e fëmijëve

 

Një prind shqiptar që ka fëmijën në një çerdhe apo kopsht privat, paguan mesatarisht në muaj 119.31 euro (15,911,83 lek). E krahasuar me rajonin, Shqipëria rezulton me tarifat më të ulëta. Gjithsesi, nëse merret në konsideratë se paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë sipas grup-profesioneve dhe gjinisë, në fund të vitit 2016 ishte 45,845 lekë, rreth 334 euro bruto dhe 290 euro neto(INSTAT), atëherë ai është një zë i rëndësishëm në shpenzime, shkruan Monitor.

Shqiptarët, për arsye sociale e ekonomike, mundet që të privojnë shpenzime të ndryshme, por kur vjen puna te fëmija, janë shpesh të pakursyer.

Sipas statistikave të ndryshme, një ndër shpenzimet më të mëdha që shqiptarët kryejnë për fëmijët e tyre është arsimi. Të dhënat e Kombeve të Bashkuara tregojnë se në vitin 2015 zëri i shpenzimeve të edukimit arriti në 10.6 milionë dollarë. Në vitin 2013, ky zë ishte rreth 5.5 milionë dollarë.

Por, ajo që i paraprinë edukimit, është përkujdesja. Duke qenë se një pjesë e madhe e grave pasi bëhen nëna, do t’u duhet të rikthehen në punë, familjet planifikojnë alternativën e çerdheve si formë përkujdesjeje (vitet e fundit edhe përkujdesja përmes dadove është rritur).

Megjithatë, në zgjedhjen kryesore atë të çerdheve, një pjesë e mirë e prindërve shqiptarë zgjedhin ato çerdhe e kopshte private, duke u nisur nga numri më i pakët i fëmijëve për grup, numri i edukatorëve më i lartë, kushte më të mira infrastrukturore, si dhe fleksibiliteti i orarit dhe si shërbimit të transportit.

Sipas Numbeo.com, në një krahasim rajonal, Shqipëria ka tarifat më të lira në Ballkan për kopshtet private. Mesatarisht, një prind shqiptar që ka fëmijën në një çerdhe apo kopsht privat, paguan në muaj 119.31 euro. Ata që paguajnë më shumë këtë shërbim duket se janë prindërit serb. Që fëmija i tyre të marrë një përkujdesje në një kopsht privat, ata paguajnë mesatarisht në muaj 231.34 euro. Ndjek sipas shtrenjtësisë, Maqedonia me 168.32 euro/muaj, Mali i Zi, me 130 euro/muaj, më pas Bosnja dhe Hercegovina me 127.12 euro/muaj.

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll