Sa proteina duhet të marrim gjatë ditës

Proteinat mund t’i gjeni në disa lloje ushqimesh, si: gjeli i detit, peshku, djathi, mishi i lopës, batha (fasulet e kuqe), veza etj.

Por ajo çfarë duhet të dimë, është se sa proteina na duhen që të përmbushim nevojat tona në një dietë të shëndetshme. Njerëzit kanë nevoja të ndryshme për proteina, kjo në bazë të moshës, peshës, mënyrës së jetesës, gjendjes shëndetësore etj. Nevoja e proteina ushqimeproteinave ditore për një person mund të llogaritet sipas formulës së mëposhtme:

  • Pesha e trupit në kilogram shumëzuar me 0.8 → ( e cila eshtë shuma minimale e proteinave në gram të nevojshme nga organet.
  • Pesha e trupit në kilogram shumëzuar për 1.8 → jep maksimumin e proteinave që duhet të konsumoni çdo ditë.

Ajo çfarë duhet të dimë, është se ka një kategori njerëzish të veçantë të cilët kanë nevojë për më shumë proteina se njerëzit e tjerë.

Atletët, përfshirë këtu dhe njerëzit e tjerë që janë shumë aktivw, duhet të marrin më shumë proteina se njerëzit e zakonshëm. Kjo për shkak se proteinat luajnë një rol thelbësor në formimin e muskujve dhe në dhënien e energjive.

Formula sesa proteina duhet të marrin kjo kategori njerëzish që e kanë jetën më aktive është:

  • Pesha e trupit në kilogram shumëzuar më 1.2 ( të cilat janë gramët e proteinave të nevojshme)

Ndërtuesit e trupit (p.sh.: ata që duan të ndërtojnë shumë muskuj si bodybuilding)

  • Pesha e trupit në kilogram shumëzuar me 1.5 (gramët e proteinave të nevojshme).

Gratë shtatzëna janë një tjetër kategori njerëzish të veçantë, të cilët duhet të përmbushin kërkesat e përditshme të trupit për proteina. Gjatë shtatzënisë gratë janë në gjendje të sekretojnë proteinat nga trupi me urinën dhe kjo gjë mund të shkaktojë mungesë proteinash, që është e dëmshme edhe për fetusin.

Përgatiti për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe