Salma Hajek: S’ka nevojë për dietë, mjafton ushqim i mirë dhe verë

Salma Hayek është një 48-vjeçare me një trup prej modeleje që edhe 20-vjeçaret e kanë zili. Ajo e filloi karrierën duke u konsideruar si një yll meksikan për t’u shndërruar në një yll hollivudi, producente si dhe kandidate për çmim “Oskar”.

Salma HajekPjesën më të madhe të kohës e shpenzon me familjen e saj si një nënë dhe bashkëshorte e përkushtuar, ndërkohë që punon plot pasion për fushatat për mbrojtjen e të drejtave të grave nëpërmjet përfshirjes së saj në nismën për bamirësi “Chime of Change”

Kohët e fundit është shfaqur duke pozuar në një revistë me foto bardhezi për të treguar se bukuria e saj është natyrale, ashtu si dhe talenti.

“Nuk jam ushtruar kurrë më parë, por tani kam filluar të bëj joga. Kam bërë pjesë gjithmonë tek femrat e mbushura, sepse më pëlqente të haja çdo gjë, si dhe të pija verë. Më duhet të them se jam duke hyrë tek të 50-at dhe ndihem shumë mirë, madje më mirë se në rininë time”, thotë Selma Hajek.

Ajo mbush me shpresë të gjithë njerëzit, të cilët janë të apasionuar pas ushqimit të mirë dhe verës duke thënë se “ka mundësi të dukeni mirë dhe të keni një karrierë të suksesshme edhe pa qenë të dobët apo pa mbajtur dieta”. Përgatiti: Elena Beta

Postime të ngjashme

“Është makth”- Gazetarja Mira Kazhani tregon betejën me kancerin e gjirit
11 personazhe të famshëm që kanë folur hapur për çrregullimet e tyre të tiroides
Aktori Stanley Tucci flet për efektet e rënda anësore të trajtimit me rrezatim për kancerin
Papa Françesku ka një infeksion polimikrobik të rrugëve të frymëmarrjes. Çfarë është dhe sa serioze është?
Mirela Kuka, nga Shqipëria në San Raffaele: Drejtoj një ekip kërkimor mbi sistemin imunitar, në Itali realizova ëndrrën time
Kate Middleton përfundon seancat e kimioterapisë dhe publikon një video-mesazh emocionues
Mjeku shqiptar 25 vjet kardiokirurg në Itali: E vështirë të lësh vendin, por rezultati i karrierës sime më dha të drejtë
Si të 'luftojmë' zakonet e dëmshme me produktet alternative me risk të reduktuar