Kryefaqja Të rinjtë Aktivitete Samiti ICPD+25 në Nairobi/ Shqipëria angazhohet: Fund dhunës me bazë gjinore,...

Samiti ICPD+25 në Nairobi/ Shqipëria angazhohet: Fund dhunës me bazë gjinore, nevojave të paplotësuara për planifikim familjar, vdekshmëri amtare

0
Shpërndaje

Blertina Koka

Konferenca Ndërkombëtare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ICPD) shënoi një revolucion në 1994, duke parashikuar botën me një popullsi të zhvilluar dhe të drejtat riprodhuese të respektuara për të
gjithë. Njëzet e pesë vjet më vonë, më shumë se 9500 delegatë nga 173 shtete u mblodhën në Nairobi për të festuar arritjet dhe për të ndërmarrë angazhime të reja për të përfunduar agjendën e ICPD. Sot, shumë më tepër gra dhe vajza kanë fuqinë të vendosin nëse, kur ose sa fëmijë të kenë. Shumë më pak gra vdesin gjatë lindjes.

Megjithatë, premtimet e ICPD nuk janë përmbushur plotësisht. Jetojmë në një botë të karakterizuar nga pabarazia, diskriminimi i vazhdueshëm, turbullirat politike dhe ndryshimet klimatike. Më shumë se kurrë, ne duhet të promovojmë zhvillimin që u shërben individëve dhe realizimin e të drejtave te tyre. Ne duhet të ringjallim revolucionin.

Është koha që të përmbushim premtimet:
• Zero nevojë e pa plotësuar për informacion dhe shërbime të planifikimit familjar
• Zero vdekshmëri amtare
• Zero dhunë seksuale dhe praktika të dëmshme me bazë gjinore të grave dhe vajzave

Në Samitin ICPD + 25 që u mbajt në Nairobi, Kenia në datat 12-14 nëntor 2019 u diskutua në një nivel global agjenda e papërfunduar e ICPD. Delegatët nga e gjithë bota ndërmorën një angazhim të guximshëm për të transformuar botën duke i dhënë fund vdekjeve të parandalueshme të nënave, nevojave të paplotësuara për planifikimin familjar, dhunës me bazë gjinore dhe praktikave të dëmshme ndaj grave dhe vajzave deri në vitin 2030.

Shqipëria angazhohet: Fund dhunës me bazë gjinore, nevojave të paplotësuara për planifikim familjar, vdekshmëri amtare

Shqipëria gjithashtu ishte pjesë e Konferencës së Nairobit, ku delegatët shqiptarë paraqitën angazhimet në mbështetje të programit të veprimit të ICPD.

Eglantina Gjermeni, Anëtare e Parlamentit, Kryetare e Delegacionit:

  1. Ne angazhohemi të rrisim financimin për shëndetin riprodhues, nënës, të porsalindurve dhe adoleshentëve, duke rritur buxhetin me rreth 30%, deri në vitin 2025.
  2. Ne angazhohemi të intensifikojmë përpjekjet tona për të arritur akses universal në shëndetin seksual dhe riprodhues, si pjesë e mbulimit shëndetësor universal. Ne angazhohemi:
  • Të udhëheqim Komitetin Kombëtar të Shëndetit Riprodhues dhe të themelojmë nën-komitetin për Sigurinë e Kontraceptivëve, për të siguruar zero nevojë të paplotësuar për planifikim familjar deri në vitin 2030, me mbështetje të plotë nga institucionet qeveritare, shoqëria civile, akademia dhe të gjithë partnerët.
  • Të forcojmë programin kombëtar të depistimit të qafës së mitrës dhe të ngremë programin kombëtar për kontrollin e kancerit të gjirit, deri në vitin 2020!
  • Të ngremë sistemin kombëtar të mbikëqyrjes dhe adresimit obstetrik deri në vitin 2021!
  1. Ne angazhohemi të eliminojmë dhunën me bazë gjinore dhe praktikat e dëmshme si martesat e hershme, të fëmijëve dhe ato të detyruara, duke:
  • Forcuar përgjigjen shumë-sektoriale ndaj dhunës me bazë gjinore;
  • Hartuar dhe miratuar Ligjin për dhunën me bazë gjinore deri në vitin 2020!
  1. Ne angazhohemi të financojmë dhe zbatojmë Planin Kombëtar të Veprimit për Moshimin 2020-2025 dhe të monitorojmë hap pas hapi zbatimin e tij.
  2. Ne angazhohemi të përmirësojmë cilësinë e shërbimeve miqësore për të rinjtë brenda paketës bazë të kujdesit shëndetësor parësor.
  3. Ne angazhohemi të promovojmë dhe mbështesim politika që përfshijnë mekanizma inovatorë për punonjësit e kujdesit shëndetësor parësor, për t’i bërë shërbimet sa më miqësore për brezin e ri dhe për njerëzit me aftësi të kufizuara.

Adriatik Hasantari – Drejtor Ekzekutiv, Roma Active Albania, përfaqësues i OJQ komunitare dhe rrjetit rajonal

  1. Roma Active Albania do të kontribuojë në arritjet e SDG-ve në 2030, posaçërisht për qytetarët Romë, duke u angazhuar në avokim për zbatimin e plotë të të drejtave të tyre për shëndet seksual dhe riprodhues dhe duke i mbajtur përgjegjëse qeveritë në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, për të dhënë rezultate konkrete dhe të prekshme në zbatimin e politikave të shëndetit dhe të drejtave seksuale dhe riprodhuese në nivel qendror dhe lokal;
  2. Roma Active Albania angazhohet të sigurojë avokim efektiv, të bazuar në prova, në rajon me përfshirjen e komuniteteve rome, për zbatimin efektiv të të drejtave dhe shëndetit seksual dhe riprodhues;
  3. Roma Active Albania angazhohet të sigurojë raporte të prodhuara nga organizatat e shoqërisë civile, ku të mund të vlerësojmë ndikimin e zbatimit të politikave, duke monitoruar kontributin dhe angazhimin e qeverisë.

Brunilda Hylviu – Drejtore Ekzekutive, Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ACPD), përfaqësuese e OJQ-ve

Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin angazhohet deri në vitin 2025 të:

  1. Ndikojë tek Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për përmirësimin e Ligjit për Shëndetin Riprodhues (2002), në mënyrë që të sigurojë qasje universale në shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese, veçanërisht për ata që janë lënë mënjanë;
  2. Ofrojë Edukim Gjithëpërfshirës Seksual për 50,000 të rinj, brenda dhe jashtë shkollës, në të gjithë Shqipërinë, përmes edukimit joformal, përfshirë qasjet inovative dhe dixhitale./ JoTabu.al

Samiti ICPD +25 në Nairobi 173 shtete angazhohen të transformojnë jetën e grave dhe vajzave

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here