Sekreti për të mbajtur larg diabetin? Konsumoni katër vezë në javë, shumë djathë dhe kos

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Marsela Aliaj 

veze

Konsumimi i katër vezëve në javë mund të mbajë larg diabetin, thonë studimet e fundit.

Konsumi i rregullt zvogëlon rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2 me një të tretën. Ndërsa një tjetër studim ka zbuluar se produktet e qumështit, të pasura me yndyrë, kanë gjithashtu të njëjtin efekt në parandalimin e diabetit.

Megjithatë, ky është studimi i parë i cili përcakton se veza luan një rol të rëndësishëm në uljen e rrezikut për t’u prekur nga diabeti i tipit 2.

Në studim morën pjesë mbi 2 mijë meshkuj të moshave nga 42 në 60 vjeç, dhe pas dy dekadash, 432 nga pjesëmarrësit u diagnostikuan me diabet të tipit 2. Studimi tregoi se  përdorimi i  vezës jo vetëm që ulte rrezikun e diabetit, por ulte dhe nivelin e glukozës në gjak.

Meshkujt të cilët konsumuan të paktën 4 vezë në javë, e ulën rrezikun e formimit të diabetit të tipit 2 me 37%, krahasuar me ata që e konsumuan vezën vetëm një  herë në javë.  Ngrënia e më shumë se sa 4 vezëve në ditë nuk rezultoi të kishte ndonjë rëndësi të madhe. Kjo lidhje qëndroi pasi u kontrolluan edhe faktorë të tjerë, si aktiviteti fizik, pirja e duhanit, pesha trupore dhe dieta e pasur me perime dhe fruta.

Në studimet e mëparshme, lidhja midis vezëve dhe diabetit të tipit 2 është hetuar shumë shkarazi dhe rezultatet kanë qenë jo përfundimtare. Veza ose është lidhur me rritjen e rrezikut, ose nuk ka pasur lidhje fare. Ky studim thekson se sa probleme mund të shkaktojë mungesa e një ingredienti të vetëm në dietën tonë të përditshme, dhe fakti se shumë studiues duhet të fokusohen në studimin e të gjithë ushqmit dhe vlerave që ai ka, para se të nxjerrin përfundime të gabuara.

djathe

Siç e thamë dhe më lart, një studim tjetër tregoi se konsumimi  djathit dhe kosit me përqindje të lartë yndyre e zvogëlon rrezikun e diabetit të tipit 2 me një të katërtën. Nga ana tjetër, u pa që përdorimi i mishit me nivele të  larta yndyre ishte i dëmshëm. Kështu që u bë e mundur të  identifikoheshin pasojat në trup të llojeve të ndryshme të yndyrës që marrim në jetën e përditshme.

Shkencëtarët tek Universiteti Lund, në Suedi, kontrolluan efektin që kishin burime të ndryshme të yndyrave të ngopura, si mishi apo produktet e qumështit, në rritjen e rrezikut për zhvillim të diabetit. Ata kryen një studim tek 27.000 njerëz të moshave nga 47 në 74 vjeç, ku pas 20 vitesh, 2.860 njerëz u diagnostikuan me diabet të tipit 2. Përfundimet ishin se kosi dhe djathi me përmbajtje të lartë yndyre ulnin rrezikun me mbi 23% tek ata që i kishin konsumuar çdo ditë, krahasuar me ata që i kishin konsumuar shumë pak.

Konsumimi i lartë i mishit ndikonte në rritjen e rrezikut të zhvillimit të diabetit të tipit 2 pavarësisht nga niveli i yndyrës që zotëronte.kos

Përfundime të tjera që u arritën gjatë këtij studimi ishin shumë të rëndësishme. Për shembull, u vu re se yndyrat e ngopura që gjenden në djathë kanë një efekt më të vogël në rritjen e kolesterolit në gjak sesa yndyrat e ngopura që gjenden në gjalpë.

Më e rëndësishmja nuk është të përqendrohemi vetëm në nivelin e yndyrës që zotëron ushqimi, por në ushqimin në përgjithësi. Shumë ushqime përmbajnë përbërës që i bëjnë mirë shëndetit dhe që i bëjnë  keq, por balanca në përgjithësi është më e rëndësishme.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi