Seksi gjatë menstruacioneve, ja disa këshilla

Nëse seksi gjatë menstruacioneve është i këshillueshëm apo jo, është në varësi të femrave. Megjithatë, ekspertët shpjegojnë se seksi gjatë atyre ditëve do t’i bënte shumë mirë trupit tuaj, gjithmonë duke patur parasysh disa këshilla.

Gjinekologët në Universitetin e Miçiganit tregojnë se duke bërë seks gjatë ciklit, shkurtoni kohëzgjatjen e tij. Pas çdo orgazme, mitra kontraktohet dhe me çdo kontraktim del më shpejt se ç’do dilte vetë. Prandaj do vuani edhe më pak nga dhimbjet e barkut

Seksi gjatë atyre ditëve sjell shumë kënaqësi dhe lehtëson dhembjet. Femrat ndiejnë nevojë më të madhe për të kryer marrëdhënie pasi rritet shtypja e gjakut në regjion të organeve gjenitale.

-Ekspertët këshillojnë që femrat duhet të kujdesen edhe gjatë atyre ditëve, pasi ekziston mundësia për të ngelur shtatzënë, edhe pse ato nuk e dinë këtë gjë. Kjo sepse sperma mund të mbijetojë në mitër deri pas 1 jave.

-Duhet të kujdeseni për higjienën e aktit seksual, pasi gjaku është terren i mirë për mikrobet dhe jeni më të rrezikuara ndaj infeksioneve. Prandaj këshillohet të përdorni masa mbrojtëse.

-Para se të kryeni marrëdhënie, mund të bëni një dush për të qenë më të pastra dhe për të patur më pak menstruacione.

Postime të ngjashme

Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
hiv aids
Mjeku infeksionist Arjan Harxhi: OBSH në 2023 e ka deklaruar HIV/AIDS sëmundje jovdekjeprurëse
Zbulohet “fabrika e bebeve” në Greqi, deri në 120 mijë € për “shitjen” e një fëmije
Treguesit e fertilitetit po përkeqësohen me shpejtësi/ Lezha, Gjirokastra, Berati dhe Dibra, me rënien më të madhe të lindjeve në 6-mujorin e parë
Drama e popullsisë/ Lindjet ranë me 12.7% në 6-mujorin e parë 2022
Boronica, si profilaksi e mirë në infeksionet urinare
Infeksionisti Stroni: Hepatiti B, rrezik më i madh se HIV/AIDS
Raporti i OBSH: Afërsisht 1 në 6 persona në mbarë botën përjetojnë infertilitet