Selfiet perfekte, rriten kërkesat për kirurgji plastike

Në Shtetet e Bashkuara janë rritur me 25% kërkesat për kirurgji plastike, në kërkim të një “selfie” selfiteperfekte dhe të një imazhi më të mirë. Këto janë përfundimet e një sondazhi të kryer nga Akademia Amerikane e Kirurgjisë Plastike. Në të u përfshinë 2700 profesionistë të fushës dhe rezultoi se një në tre kirurg plastik të fytyrës ka pasur rritje të kërkesave për të ndërhyrë për të përmirësuar imazhin e vet në rrjetet sociale.

Mes ndërhyrjeve më të kërkuara janë ndërhyrjet në hundë (rinoplastika), mbjellja e flokëve dhe ngritja e zonës së vetullës.

“Një rritje e kërkesës me 25% në një vit e gjysmë është një tregues shumë domethënës”, shpjegon doktori Sam Rizk, kirurg plastik në Manhaton, i cili thotë se gjithsesi duhet pasur shumë kujdes, pasi “selfie”-t japin një imazh të gabuar të secilit prej nesh.

Postime të ngjashme

Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin