Blerina Bombaj, dietologe
Selinoja është e pasur në vitaminë B1, C dhe K, acid folik dhe kalcium. Përmban flavonoide të cilat mbrojnë qelizat nga oksidimi duke penguar zhvillimin 
e veprimtarive kancerogjene. Vitamina C së bashku me flavonoidet forcojnë imunitetin. Ka veti diuretike dhe përmban substanca të veçanta që mbrojnë kundër episodeve cerebrale!
Rrënja e selinosë mund të konsumohet e freskët e grirë nëpër sallata për aroma në supa ose e zier pak dhe e bërë pure.
Shtrydhni selino për të ulur presionin e lartë të gjakut!
Këshillë: selinoja mund të veprojë si shkarkues nëse pini lëngun që ajo lëshon në ujë të vluar. Por akoma më mirë ajo vepron kur e shtrydhni siç është.
Kombinoni selino, karrotë, mollë, limon dhe pijeni në mëngjes!
Kujdes! Selinoja duhet të rritet pa pesticide, pasi ajo i përthith shumë në brendësi dhe ju ngarkon organizmin me to.


