Sëmundja e alcajmerit, ja si e shkakton vdekjen

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Fize Smailaj

Alcajmeri është një sëmundje shumë e përhapur dhe renditet në vendin e gjashtë  midis shkaktarëve të vdekjeve në SHBA. Megjithatë, shumë pak njerëz janë të informuar mbi këtë sëmundje dhe se si ajo arrin të shkaktojë vdekje të pacientëve.Gene Wilder

Në të shumtën e rasteve, pacientët që vuajnë nga Alcajmeri vdesin si pasojë e komplikacioneve që shkakton sëmundja. Sëmundja në vetvete vret qelizat e trurit dhe është e pashërueshme, ajo mund të zgjasë nga 15 deri në 20 vite, por zhvillimi më i madh i saj ndodh për rreth 2 vite.

Me kalimin e kohës pacientët humbasin reagimet natyrale që na mbajnë në jetë, si kapërcimi i ushqimit, kollitja dhe frymëmarrja. Ata gjithashtu humbasin oreksin, aftësinë për të folur dhe aftësinë për të lëvizur në mënyrë të pavarur.

Shkaku më i shpeshtë i vdekjes është bllokimi i frymëmarrjes, kjo mund të ndodh kur pacienti ha një ushqim dhe e kapërcen pa e përtypur atë.  Kështu ushqimi ose edhe lëngjet shkojnë në mushkëri, ku nuk duket të ketë asgjë tjetër veç oksigjenit, një trup i shëndetshëm do ta nxirrte ushqimin jashtë mushkërive duke u kollitur, por pacientët që vuajnë nga alcajmeri kanë një nivel shumë të ulët të aftësisë për ta bërë këtë gjë.

Një tjetër faktor që çon në vdekjen e këtyre pacientëve është ataku kardiak. Ata nuk janë më të aftë për të lëvizur në mënyrë të pavarur dhe si pasojë qëndrojnë në shtrat për një kohë shumë të gjatë. Kjo shkakton mpiksje të gjakut dhe shëndet të dobët të zemrës duke rritur kështu rrezikun e një ataku kardiak.

Shkaku i tretë që Alzajmeri shkakton vdekje është infeksioni. Pacientët e Alzajmerit janë më të prekshëm nga infeksionet pasi ata humbin shumë peshë për shkak të mungesës së oreksit dhe humbin forcën fizike për shkak se nuk lëvizin.

Burimi: Mail Online / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Mjeku Sotiraq Lako: Preparatet me bazë hekuri për mjekimin e anemisë
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Era e trupit, kur sinjalizon probleme shëndetësore
Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni
Paralajmërim për ata që vuajnë nga astma: Përdorimi i inhalatorëve në kohë të caktuara të ditës mund të rrisë rrezikun e sulmit
Artriti: Shenjat dhe simptomat e zakonshme
Anemia, një problem mjekësor i keqvlerësuar dhe i keqmjekuar