Sëmundjet e lidhura me të nxehtin- simptomat që nuk duhet t’i injoroni

Përgatiti: Blertina Koka

Të nxehtët ekstrem mund të godasë edhe personat më të shëndetshëm. Megjithatë, foshnjat dhe fëmijët, njerëzit mbi 65 vjeç, dhe ata që janë mbipeshë ose mjekohen me ilaçe janë më të rrezikuar për sëmundjet e lidhura me të nxehtët, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Këto sëmundje janë goditja nga të nxehtët, sfilitja, ngërçet, djegiet nga dielli dhe puçërrosje për shkak të të nxehtit.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, njerëzit vuajnë nga sëmundje të lidhura me të nxehtët kur sistemi që kontrollon temperaturën  e trupit është i mbingarkuar.

Goditja nga i nxehti

  • Simptomat
  • Temperatura e lartë e trupit
  • Skuqje, tharje ose puçërrosje të lëkurës
  • Puls të shpejtë
  • Dhimbje koke
  • Marramendje
  • Të përziera
  • Humbja e vetëdijes
  • Konfuzion

Si të veprojmë?

  • Telefononi urgjencën nëse goditja nga i nxehti është emergjencë mjekësore
  • Kaloni në një ambient të ftohtë
  • Ndihmoni në uljen e temperaturën e trupit me një dush të vakët ose me disa kompresa të ftohta

Sfilitja nga i nxehti, simptomat

  • Djersitje e tepërt
  • Zbehje të lëkurës
  • Puls të shpejtë dhe të dobët
  • Të përziera dhe të vjella
  • Ngërçe muskulore
  • Dobësi ose plogështi
  • Marramendje
  • Dhimbje koke
  • Gjendje të fikëti

Si të veprojmë

  • Kaloni në ambient të ftohtë
  • Ndërroni veshmbathjet
  • Vendosni kompresa të ftohta ose bëni një dush të vakët
  • Pini ujë

Kërkoni ndihmë mjekësore të menjëhershme nëse:

  • Po ju merren mendtë
  • Simptomat po përkeqësohen
  • Simptomat zgjasin më shumë se 1 orë

Dhimbjet muskulore nga i nxehti, simptomat

  • Djersitje e tepërt gjatë aktivitetit fizik intensiv
  • Dhimbje të muskujve ose spazma

Si të veprojmë

  • Ndaloni së kryeri aktivitet fizik për një moment dhe kaloni në një ambient më të ftohtë
  • Pini ujë
  • Kërkoni ndihmë mjekësore nëse keni probleme me zemrën dhe simptomat zgjasin më shumë se një orë.

Djegia nga dielli, simptomat

  • Dhimbje dhe skuqje të lëkurës
  • Puçërrosje të lëkurës

Si të veprojmë

  • Qëndroni larg rrezeve të diellit derisa t’ju shërohen djegiet
  • Vendosni kompresa me qumësht të ftohtë ose kos
  • Mos harroni të vendosni krem kundra diellit tani në verë

Postime të ngjashme

Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Rritet ndjeshëm konsumi i barnave, në tremujorin e parë të vitit
Protesta/ Qytetari denoncon sistemin shëndetësor:Gjatë ndërhyrjes për tumor, spitali mbeti pa kondicionim
E rëndë/ Foshnja humb jetën rrugës për spital, procedohen penalisht dy mjekë pediatër
Mente: 7 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Lajm i mirë për pacientët me Sklerozë Multiple! NHS sjell për herë të parë ilaçin që përmirëson lëvizshmërinë
Çaji i zi apo ai jeshil: Cili ndihmon më shumë në humbjen e peshës?
Ky është shteti i parë në BE që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët