Sëmundjet që shfaqen ose përkeqësohen si pasojë e të ftohtit në dimër

Gjatë dimrit organizmi dhe zemra punojnë më shumë për të përballuar të ftohtin. Kjo mund të jetë veçanërisht e rrezikshme për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë. Nëse qëndroni gjatë në të ftohtë, temperatura trupore mund të bjerë nën 35 gradë e me kalimin e kohës organizmi nuk funksionon siç duhet, duke rrezikuar kështu shëndetin. Gjatë qëndrimit jashtë, pjesët më të ekspozuara, si koka, këmbët e duart mund të ngrijnë. Në fillim ato humbasin ndjeshmërinë, quken dhe dhembim, e më pas ngrijnë duke u bërë gri dhe të padhembshme.

Nëse kryeni sforcime fizike në ambiente të jashtme, rrezikoni të përkeqësoni sëmundjet e zemrës.

Disa nga sëmundjet që mund të shfaqen ose përkeqësohen si pasojë e të ftohtit në dimër janë:

  • Sëmundje të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes: skuqje apo dhimbje deri në infeksion të bajameve, veshëve, hundës dhe sinuseve (sinuzite).
  • Sëmundje të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes: gripi dhe viroza të ndryshme, acarim i astmës deri në infeksione të mushkërive.
  • Rritje e tensionit arterial dhe përkeqësim të tij tek të sëmurët kronikë.
  • Shtrëngime gjoksi deri në infarkte të zemrës.
  • Probleme të qarkullimit të gjakut si: morthi, skleroderma etj.
  • Fraktura, ndryshje dhe dëmtime të tjera si pasojë e rrëshqitjeve në akull.
  • Ngrirjet e ekstremiteteve deri në amputime të tyre.

Postime të ngjashme

Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç