Sena, trajtimi i duhur për kapsllëkun

Sena (Senna Alexandria) = për shekuj me radhë kjo bimë është përdorur si laksativ e fuqishme në rastet me kapsllëk.

sena 1Përbërësit: Senoside, aglikone, monoanthraquinone, glikoside, diglikoside, diantrone.

Veprimi: Laksativ, antibakterial, nxjerr krimbat.

Pjesët që përdoren:

Përgjithësisht gjethet përdoren në pluhura, çajra dhe tableta. Ato irritojnë traktin tretës dhe nxisin peristaltikën. Përdorimi i gjatë mund të irritojë zorrën dhe duhet evituar në rastet me sëmundjen e kolitit ulceroz. Sena mund të përdoret për probleme me gjakrrjedhje të hemorroideve dhe fisurave anale.

Farat: kanë veprim më të butë sesa gjethet.

Gjethet e thara përdoren për të ndihmuar jashtëqitjen në rastet me konstipacion dhe për të ndihmuar tretjen.

Përdorimi:

senaTinktura e gjetheve: merren 10-30 pika për dozë të marrë në mëngjes me ujë.

Çaji i gjetheve: përdoren një gjysmë lugë gjelle me gjethe ose fara me një gotë ujë dhe merret për kapsllëkun. Ky trajtim nuk duhet vazhduar për më shumë se dy javë dhe duhen bërë minimumi dy javë ndërprerje para se të fillohet një kurë e dytë.

Çaji i farave merret fillimisht pak dhe vjen duke rritur dozën pak nga pak. Merret në darkë dhe kombinohet me pak xhenxhefil për të ulur dhimbjet nëse ka.

Pluhuri: merren 1-2 lugë çaji në mëngjes.

Sena nuk duhet përdorur në shtatzëni, gjatë ushqyerjes me gji dhe në rastet me sindromën e zorrës së irrituar.

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren