SGLT2 frenuesit dhe ndikimi pozitiv i tyre në mikrobiotën intestinale

Dr.Alket Koroshi
(Mjek nefrolog)

Sëmundja diabetike e veshkave (DKD) është një nga më të zakonshmet sëmundje kronike të veshkave në nivel global, me incidencë dhe prevalencë  të lartë, dhe pacientet me diabet do të kenë 30% deri në 40%  komplikime të tilla si DKD. Inflamacion kronik, insulinë rezistence, kontrolli i dobët i glicemisë dhe stresi oksidativ raportohet të jenë forca shtytëse në DKD.

Megjithatë, terapitë e bazuara mbi këto mekanizma kanë efekte të kufizuara; më shumë kërkime rreth patogjenezes  se DKD-së është thelbësore dhe mund të ofrojë njohuri të reja mbi to e për të trajtuar DKD. Në mënyrë intriguese, mikrobiota e zorrëve si një ndërhyrje e re për diabetin dhe komplikimet e tij, në DKD, tani po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje .

Mikrobiota e zorrëve ka një marrëdhënie simbiotike me bujtësin, që përfshin metabolizmin e energjisë, rregullimin e barrierës së zorrëve dhe ruajtjen  e përgjigjeve imune . Shumë studime kanë  demonstruar  se ndryshimet në përbërjen e zorrëve te  mikrobiotës nxisin  zhvillimin e diabetit duke nxitur inflamacion të  vazhdueshëm te shkallës së ulët dhe në këtë drejtim është parë efekti i disa barnave të diabetit të tipit 2 (T2DM).

Dapagliflozina që eshte një nga SGLT frenuesit e përdorur më së shumti sot, u studiua dhe u pa se mbron në mënyrë të jashtëzakonshme përparimin e DKD.   Në një studim të fundit ndikimi i tij në modulimin e florës së minjve db/db në 14 javë   prezantoi efektet e saj në rritje,  të cilat mund të lidhen me rregullimin prej  tij  në acidet  biliare  në javën 18 dhe 22.

Sipas njohurive deri tashmë, së pari sugjerohet  se efekti mbrojtës i DAPA në DKD mund të jetë lidhur me përmirësimin e mikrobiotës së zorrëve, të lidhura ndoshta me acidet biliare në një mënyrë të varur nga koha, e cila siguron ndryshime më shumë solide.

Studimi tregon që ndërhyrja e zgjatur e DAPA-s përmirëson e  rregullon e dysbakteriozen në DKD dhe jep një objektiv të ri për terapinë e DKD.

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin