SHBA: Identifikohen 7 variante të reja të koronavirusit

Shkencëtarët kanë identifikuar shtatë variante të reja të koronavirusit që janë shfaqur në Shtetet e Bashkuara, sipas një studimi ende në pritje për t’u miratuar.

Të shtatë variantet përmbajnë një mutacion të ngjashëm dhe kanë qenë shfaqur që në korrik të vitit 2020. Shkencëtarët thonë se nuk është për t’u habitur që ata po identifikojnë me kaq vonesë variantet e reja në SHBA, por shtojnë se është shumë herët për të ditur se çfarë efekti të ndryshëm do të kenë ato tek amerikanët.

Variantet e reja të virusit i shtohen një liste në rritje variantesh që gjenden tashmë në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë ato të zbuluara së pari në Mbretërinë e Bashkuar, Brazil dhe Afrikën e Jugut.

Shkencëtarët gjithashtu kanë identifikuar variante që janë shfaqur për herë të parë në territorin amerikan, siç janë ato me origjinë në Zonën e Gjirit të San Franciskos, Kaliforninë Jugore dhe shtete qendrore./ VOA

Postime të ngjashme

Administrata e Trump bën gati planin, hiqet vaksina e Covid-19 për fëmijët dhe gratë shtatzëna
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse