SHBA: Mbi 100 mijë raste ditore me COVID-19, shumë nga të prekurit fëmijë

Shtetet e Bashkuara po shënojnë tashmë mesatarisht më shumë se 100,000 raste të reja me COVID-19 në ditë, shifra më e lartë që nga muaji shkurt kohë kur vaksinat që luftojnë virusin u vunë për herë të parë në dispozicion të publikut të gjerë.

Ekspertët e shëndetësisë thonë se rritja e numrit të infeksioneve ka ardhur për shkak të përhapjes së variantit më ngjitës të koronavirusit atij delta, si dhe rënies së kërkesës për vaksinim. Sipas gazetës “New York Times” shumë nga rastet e reja me COVID-19 janë diagnostikuar tek fëmijët, në ato grupmosha që nuk kanë ende të drejtë të vaksinohen.

Ndërkohë Izraeli raportoi më shumë se 6,000 infeksione të reja me koronavirus të hënën, rritja më e lartë ditore që nga muaji shkurt. Prej fundit të vitit të kaluar, Izraeli nisi një nga fushatat më të suksesshme të vaksinimit në botë, por javët e fundit ky vend po lufton me një rritje të rasteve të reja, të nxitura nga varianti delta. Autoritetet kanë shtuar kufizimet në udhëtime dhe kanë rivendosur urdhrat për mbatjen e detyruar të maskave në ambiente të brendshme.

Më shumë se 85% e popullsisë në moshë të rritur në Izrael është vaksinuar plotësisht dhe autoritetet po u bëjnë thirrje tashmë personave mbi 60 vjeç që të marrin një dozë të tretë të vaksinës. Sipas ministrisë izraelite të Shëndetësisë 577,899 vetë kanë marrë një dozë përforcuese.

Të hënën autoritetet regjistruan 6,275 raste të reja me COVID, nga më shumë se 130,000 persona të testuar. Të dhënat e publikuara nga qeveria izraelite tregojnë se të pavaksinuarit, veçanërisht ata mbi 60 vjeç, kanë më shumë gjasa të sëmuren rëndë.

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren