Blerina Bombaj, dietologe
Studime të viteve të fundit tregojnë se ndër të tjera, shegët kanë një efekt shumë pozitiv në ndalimin e zhvillimit të qelizave
kanceroze të prostatës dhe zorrëve. Gjithashtu, shega ka efekt stabilizues të sheqerit duke pasur indeks glicemik të ulët dhe për këtë shihet si një frut i çmuar në trajtimin e diabetit të tipit II.
Për të gjithë ata që “vuajnë” të rrëzojnë kilogramë të tepërt të dhjamit, ndoshta shega mund të jetë fruti i shumëpritur! Shumë studime tregojnë se shegët mund të realizojnë ulje të masës dhjamore, sidomos asaj rreth barkut.
Prandaj, shfrytëzojini këto kohë shegët sa më shumë! Në lokalin tonë do të gjeni gjithmonë lëng shegë deri sa të përfundojë sezoni i tyre.


