Shegët – vlerat ushqyese, simboli dhe historia

Kokrrat e saj janë të pasura me vitaminë A, B, ndërsa plotëson rreth 50 për qind të nevojave tona për vitaminë C.

shege 1Hipokrati e cilësonte si ilaçin më të mirë për gripin, ndërsa egjiptianët e katërmijë viteve më parë tregonin se kishin zbuluar vetitë terapeutike të lëngut të saj. Në Evropë, në fillim të shekullit XIX, lëkura e shegës përdorej shumë për të kuruar tenjën dhe në të vërtetë analizat e kohëve të fundit kanë treguar se për virtytet që të parët tanë i atribuonin asaj, kishin plotësisht të drejtë.

Emrin e saj mban qyteti i bukur në Andaluzi, Granada, ndërsa ndër mijëvjeçarë është konsideruar si simbol i pjellorisë, bollëkut, mirësisë dhe jetëgjatësisë. Nuset e reja romake i ndërthurnin me flokët degët e saj, sidomos në ditën e dasmës, ndërsa turket e hidhnin në tokë dhe në varësi të kokrrave që do të binin, supozohej se do të ishte edhe numri i fëmijëve që do të sillnin në jetë, traditë kjo që vazhdojnë ta ruajnë edhe sot.

Në Dalmaci ishte zakon që dhëndri të merrte nga kopshti i vjehrrit një peme shege, për ta mbjellë në kopshtin e tij. Për grekët e lashtë shega konsiderohej si një frutë i shenjtë, por edhe në kohët e sotme moderne ajo vazhdon të ketë një domethënie të madhe për grekët.

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe