Shëndetësia, ku thërret qameti. Rama fshin ankesat e qytetarëve

“Doktoreshë Bianka ka lënë Italinë për të ushtruar shërbimin e saj si profesioniste e specializuar pranë onkologjikut në QSUT. Me instalimin e akseleratorit të dytë, pacientët trajtohen tanimë me të njëjtin standard dhe efikasitet si në klinikat simotra evropiane”.

Përmes këtij njoftimi kryeministri Edi Rama u ka thënë sot mirëmëngjes shqiptarëve.

Por si i janë përgjigjur qytetarët?

“Për çfarë standarti Europian flisni? Në maternitetin Mbretëresha Geraldinë gratë me dhimbje lindje qëndrojnë nga dy veta në një krevat, aparatura e matjes së rrahjeve të zemrës së bebit mezi punon, atë aparaturë rrangallë e marrin sa te reanimacioni sa te urgjenca. Sistemi i shëndetësisë është ku thërret qameti, duket sikur talleni me këto raportime”,shkruan një nga komentuesit.

Pretendime për mungesë aparaturash dhe shërbimi kanë shprehur disa komentues, por ka ndodhur që komentet negative të fshihen. Kjo situtatë ka mërzitur edhe më shumë komentuesit.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet