Shëndetësia, ministri Beqaj premton t’u kalojë çdo gjë privatëve

Ministri Beqaj premton një shëndetësi amerikane. Një mjekësi, sipas tij, e modelit “single payer”. Në një deklaratë ai bëri të ditur se nënkupton ndërtimin e Shërbimit Kombëtar Shëndetësor që do të jetë paguesi i vetëm. “Modeli është “single payer”, tha ministri i Shëndetësisë Beqaj.

Por, çfarë është modeli “single payer” apo e thënë shqip “paguesi i vetëm”?

Ilir beqajNëse gjithkush bën një kërkim të thjeshtë rezulton se “Paguesi i vetëm” i sigurimit shëndetësor kombëtar, i njohur ndryshe edhe me termin “kujdes shëndetësor për të gjithë”, është një sistem në të cilin një agjenci e vetme publike apo thuajse (kuazi)-publike organizon financimin e kujdesit shëndetësor, por dorëzimi i kujdesit shëndetësor mbetet kryesisht në duart e privatëve.

Ky është një sistem që përdoret në SHBA ( Australi, Kanada, Spanjë, Angli, Taivan etj) dhe synon në mbulimin e të gjitha shërbimeve të nevojshme mjekësore, përfshirë këtu mjekun, spitalin, kujdesin shëndetësor të të gjitha llojeve etj.

Megjithëse shprehja “si në Amerikë” mund të duket një fjalë e madhe, në vendet për të cilat flasim, kujdesi shëndetësor publik është i një niveli të lartë, ndërkohë në Shqipëri, që me ardhjen e ministrit Beqaj në krye të shëndetësisë, privatët kanë marrë shuma marramendëse parash për shërbimet e tyre. I tillë ishte edhe rasti i koncensioneve për laboratoret, të cilët kalojnë tek privati, duke lënë kështu “përtokë” ato shtetërore.

Kompanitë si ato që pati në pronësi ministri Ilir Beqaj dhe që tashmë vazhdojnë të marrin paratë e tatimpaguesve shqiptarë, janë të shumta dhe duket sikur çdo gjë ka qenë e parapërcaktuar.

Pyetja që shtrohet aktualisht është: “A po synon ministri Beqaj, që përmes “ëndrrës amerikane” të kalojë gjithë paratë e taksapaguesit shqiptar në duart e privatëve”? Koha ka treguar se shumë prej veprimeve të ministrit kanë qenë të paramenduara./ Daniela Bardhi, Shëndet+

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi