Shëndetësia publike në krizë/ Më shumë të operuar se shtretër, barela në korridore

Mungesa e specialistëve në rrethe, por edhe kostoja e shtrenjtë e shërbimit në privat ka bërë që një numër i madh njerëzish të dynden për të kryer ndërhyrje kirurgjikale në QSUT. Numri i pacientëve të operuar është shumë i lartë, sa kalon edhe kapacitetin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Këto ditë në të tria klinikat e kirurgjisë raportohet një gjendje e tejmbushur me pacientë. Fluksi është kaq i lartë sa pacientët kanë mbetur nëpër barela.

Sipas burimeve jo zyrtare për “Pro Pacientin”, mësohet se në mbledhje kirurgëve u është kërkuar që të mos bëjnë më aq shumë operacione. Edhe pse nuk dihet se cila është zgjidhja e dhënë për këtë situatë.

Në një vëzhgim nëpër pavionet e QSUT-së dhomat duken të mbingarkuara, me nga tre krevatë, në 4 ose 5.

Në një nga dhomat e kirurgjisë tre (shiko foton) duket një pacient i cili po merr shërbim në barrelë, pasi nuk ka krevat të lirë./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy