Shëndeti është pasuri dhe shqiptarët e duan

Nga Anisa Daci

Thënia e vjetër, “Shëndeti është pasuri”, nuk mund të ishte më e saktë. Ndërsa pasuria shpesh ngjall imazhe të gjërave materiale dhe suksesit financiar, forma më e vërtetë e pasurisë është shëndeti ynë.

Imagjinoni të keni të gjitha paratë në botë, por nuk mund të shëroheni? A do të kishte vërtet rëndësi pasuria?

Për 1001 arsye nisur nga kultura vetjake si dhe sistemi shëndetësor, shqiptarët nuk kanë pasur një qasje rutinë ndaj kujdesit shëndetësor. Megjithatë, fatmirësisht vitet e fundit diçka po ndryshon, sidomos pas krizës së  fundit shëndetësore globale si pandemia COVID-19. Kjo ngjarje çoi në një rritje të ndërgjegjësimit për rëndësinë e masave parandaluese si larja e duarve, distancimi social dhe vaksinimi.

Në përgjithësi, njerëzit po bëhen më të kujdesshëm në lidhje me shëndetin e tyre pasi bëhen më të vetëdijshëm për ndikimin që zgjedhjet e tyre të jetesës mund të kenë në shëndetin e tyre, ndërkohë që dhe aksesi në informacionin shëndetësor dhe masat parandaluese po përmirësohen…

Në një minisondazh online në rrjetet sociale në Instagram dhe Facebook të gazetës Shëndeti parashtruam një pyetje 24 orëshe “ A është shëndeti prioriteti juaj”?

  • 89% (273 persona) janë përgjgjur PO
  • 7% (20 persona) janë përgjigjur JO
  • 5% (14 persona) janë përgjigjur “Kam tjetër fokus”

Ndërsa në rrjetin social Facebook:

  • 83% u përgjigjën PO
  • 17% u përgjigjën JO

Ndërsa pyetjes “A jeni korrekt me vizitat te doktori?”, në Instagram:

  • 29% thanë PO
  • 28% u përgjigjen JO
  • 20% thanë Neglizhoj

dhe

  • 23% u përgjigjen se paraqiten te doktori vetëm Urgjencë.

Ndërsa në Facebook me po të njëjtën pyetje:

  • 42% u përgjigjën PO
  • 7% u përgjigjën JO

Në skemën e madhe të jetës, shëndeti është thesari i fundit, duke tejkaluar të gjitha format e pasurisë materiale. Ju jep lirinë për të jetuar plotësisht, për të ndjekur ëndrrat tuaja dhe për të shijuar çdo moment. Ndërsa suksesi financiar është i admirueshëm, ai kurrë nuk duhet të jetë në dëm të shëndetit tuaj.

Mos harroni, shëndeti është pasuri, dhe masa e vërtetë e një jete të begatë qëndron në mirëqenien e trupit, mendjes dhe emocioneve tuaja. Pra, investoni në shëndetin tuaj, ruajeni atë dhe konsiderojeni veten njeriun më të pasur në botë, sepse zotëroni thesarin e vërtetë të jetës.

Postime të ngjashme

Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Lajm i mirë për bluzat e bardha! Nga 1 qershori, rriten pagat për stafin mjekësor dhe teknik të urgjencës
Turizmi dentar po rrit tregun, inspektimet zbulojnë mangësi në klinikat dentare
AKU kontrollon në magazinën e mjekut popullor Ylli Merja: Bllokohen 4 ton bimë medicinale
Administrata Tatimore publikon listën e pagave indikative për sektorin mjekësor dhe estetik
Shoqata Amerikane e Zemrës publikon udhëzuesin e ri të ushqimeve: Favorizoni proteinat me bazë bimore
Pacientët e QSUT pa analiza, PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë