Shëndeti i qenit, kur kërkohet vizita urgjente te veterineri

bubiShumë herë pyesim veten nëse duhet shkuar te mjeku veterinar tani apo nëse duhet të presim edhe pak sepse qenushi ynë mund të bëhet më mirë. Por ka raste kur gjendja përkeqësohet dhe sa më vonë të shkojmë te veterineri aq më i vështirë dhe i shtrenjtë bëhet trajtimi.

Ja disa nga shenjat që quhen emergjente dhe nuk mund të presin:

  1. Nëse qeni shfaq shenja epilepsie, këputje (gjendje të fikëti)
  2. Dëmtim i syrit, nuk a rëndësi se sa është dëmtuar
  3. Vjellje apo diarre, çdo rast i cili përsëritet më shumë se 2-3 herë brenda një intervali kohor prej 1-2 orësh
  4. Reaksionet e ndryshme, si enjtje e fytyrës, rreth syve apo skuqje të pjesës së barkut
  5. Çdo dyshim për rastet e helmimit, duke përfshirë helmet për minj, antifrizën. Macet të kihet parasysh se janë shumë të ndjeshme ndaj insekticideve (larjet apo lyerjet kundër pleshtave etj).
  6. Kafshimet nga gjarpri apo insekte të tjera helmuese (akrepat, merimangat).
  7. Stresi (çrregullimet) i shkaktuar nga temperaturat ekspreme (nga vapa apo e ftohta ekstreme)
  8. Çdo dëmtim apo plagë e hapur që rrjedh gjak ose çdo plagë kafshimi.
  9. Traumat e ndryshme si p.sh. goditje nga makinat megjithëse qeni apo macja mund të duket normal (të kihet parasysh se situat mund të jetë emergjente në brendësi si p.sh.: organet e brendshme apo hemorragjitë e brendshme).
  10. Problemet e frymëmarrjes, kollitje kronike, vështirësi në frymëmarrje etj.
  11. Pamundësi apo vështirësi për të kryer jashtëqitjen (urinimit apo feçeve).

Postime të ngjashme

Alergjitë sezonale: Çfarë duhet të bëni për të mbrojtur veten në mënyrë efektive
Këto janë ushqimet që na “vjedhin” energjinë
Shoqata Amerikane e Zemrës publikon udhëzuesin e ri të ushqimeve: Favorizoni proteinat me bazë bimore
Pacientët e QSUT pa analiza, PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë
Si ta luftoni dhimbjen e dhëmbëve në mënyrë natyrale
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Dita Ndërkombëtare e Mjekëve, Rama: Kontributi juaj, thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane
Ndryshimi i stilit dhe ritmit të jetës, rritet kërkesa për ushqime të gatshme