Shëndeti mendor në krizë, psikiatri Gentjan Asllanaj: Ja kur duhet të kërkojmë ndihmën e një specialisti

Në një kontekst global, kur ndodhin kriza humanitare është e nevojshme që në kohën e duhur të vijë mbështetja dhe ndihma e parë psikologjike. Por ngjarjet e krizës nuk kufizohen vetëm në ngjarjet që japin mediat. Në shumë vende dhe çdo ditë, njerëzit përjetojnë kriza personale, nga ato më të lehta si humbja e të dashurit apo një situatë stresuese në punë, deri tek ato më të rënda si përjetimi i sëmundjeve të rënda fizike.

E gjithë shoqëria duhet të jetë e vetëdijshme lidhur me nevojën e sigurimit të mbështetjes së duhur, kur njerëzit përjetojnë stresin për shkak të ngjarjeve traumatike.

Psikiatri Gentjan Asllanaj zbuloi se në Shqipëri shëndeti mendor është në krizë duke treguar se kur duhet të drejtohemi te mjeku pas shqetësimeve të para.

Koha normale që njeriu mund të ketë shqetësime të shëndetit mendor është një muaj. Pas kësaj kohe duhet të fillojmë të shqetësohemi. Kjo varet edhe nga situata apo patologjitë e ndryshme. Ka momente që njeriu kalon një traum dhe muaj parë është i ngarkuar, dhe në këtë rast mund të kemi një zgjatje në kohë të shqetësimeve. Por në çdo rast nëse një simptomë shkon më shumë se tre muaj duhet të shqetësohemi dhe të ndiqemi me një specialist.

Burimi: balkanweb.com

Postime të ngjashme

Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
“Video të manipuluara me inteligjencë artificiale në emër të mjekut Flamur Topi”/ AMA ngre alarmin: Dyshohet për mashtrim me të dhënat bankare
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim