Shëndeti mendor tek fëmijët, neglizhenca nga prindërit dhe vetë mjekët

Studimet tregojnë se një pjesë e madhe e mjekëve u japin antidepresantë fëmijëve, edhe pse me ligj ata duhet ta bëjnë këtë vetëm kur asnjë nga metodat e tjera nuk punon.

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Marsela Aliajfemije

Dekadën e fundit ka pasur një rritje masive të përshkrimeve të recetave me anti-depresantë për fëmijët, por gjëja më alarmante është se sipas kërkuesve, 40% e këtyre medikamenteve janë vërtetuar që nuk funksionojnë dhe kanë efekte anësore toksike.

Një studim i kryer tek gati 360 mijë pacientë të moshave nga 6 deri në 18 vjeç doli në përfundimin se ka pasur një rritje me mbi 28% në përdorimin e antidepresantëve, duke rritur kështu varësinë ndaj  ilaçeve nga adoleshentët për të kuruar trishtimin dhe trazirat e jetës  së përditshme.

Kjo sipas studiuesve ndodhte më së shumti  për shkak se fëmijëve nuk po u jepej ndihma  e duhur për të kuruar zhgënjimet që ata përjetonin, dhe problemeve të ndryshme mendore.

Çuditërisht , ndërsa numri i përshkrimeve për fëmijët  u rrit, numri i të diagnostikuarve me depresion ra. Kjo mendohet nga studiuesit si një rrugëzgjidhje nga mjekët për të mos i etiketuar të rinjtë si të sëmurë mendërisht.

Vajzat ishin tre herë më shumë të predispozuara të merrnin anti-depresantë sesa djemtë, dhe fëmijët e ardhur nga zonat e prapambetura  ishin dy herë më shumë se sa ata të ardhur nga zona të tjera.

Një rritje e dozës ishte më e përhapur midis adoleshentëve, kurse tek fëmijët e moshave 6 deri në 10 vjeç niveli qëndronte konstant.

Drejtuesja e këtij studimi, dr. Ann John tha se çështja kryesore ishte nëse  marrja e ilaçeve bëhej kur ishte me të vërtetë e nevojshme dhe metoda të tjera më të lehta nuk kishin efekt. Një rritje e dozës së marrë çon në përfundimet  se depresioni po bëhet më i dukshëm dhe po shfaqen akoma më shumë efektet e tij, ose në faktin se terapitë psikologjike nuk janë të nivelit të kërkuar , ose se vetë-shërimi është në nivele shumë të  ulëta.

Ajo shtoi se ka shumë debate në lidhje me pyetjen: “Pse e mjekojmë mërzitjen?”. Shumë veta mendojnë se këto ndjenja janë pjesë e eksperiencës njerëzore dhe pjesë e pandashme e rritjes.

Kërkime më të hollësishme duhen bërë për të kuptuar  arsyet pas marrjes së këtyre recetave si dhe mënyrave alternative për zgjidhjen e problemeve.

Burimi: Independent / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre