Shenjat që paralajmërojnë depresionin tek meshkujt

Depresioni klinik mund të shkaktojë trishtim dhe humbje të interesit në aktivitetet e ndryshme. Por depresioni ndonjëherë mund të përjetohet në mënyra të ndryshme në njerëz të ndryshëm.

depresion tek meshkujt“Ndërsa simptomat e diagnostikimit të depresionit  janë të njëjta, shpesh mund të ndryshojnë  tek meshkujt dhe femrat”, thotë Ian Kok, profesor i psikiatrisë në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelos.

Këtu janë disa shenja që paralajmërojnë depresionin tek meshkujt:

Lodhje: njerëzit të cilët janë në depresion, nënshtrohen drejt një sërë ndryshimesh fizike dhe emocionale. Ata mund të përjetojnë lodhje ose ngadalësim në lëvizjet fizike, të folurin dhe proceset e mendimit.

Sipas Xhosh Klapov, psikolog klinik në Universitetin Alabama në Birmingam, meshkujt kanë më shumë gjasa sesa gratë të raportojnë lodhje dhe simptoma të tjera të depresionit.

Çrregullime me gjumin: problemet e tilla, si: pagjumësia, zgjimi shumë herët në mëngjes apo gjumi i gjatë janë simptoma të zakonshme depresioni.

Disa njerëz flenë 12 orë në ditë dhe ende ndihen të lodhur. Problemet e gjumit janë nga simptomat kryesore të depresionit.

Dhimbje stomaku ose dhimbje shpine: problemet shëndetësore të tilla, si: kapsllëk, diarre, dhimbje koke janë të zakonshme tek njerëzit që vuajnë nga depresioni. Por njerëzit shpesh nuk e kuptojnë se dhimbja kronike dhe çrregullime të tretjes shkojnë dorë për dore me depresionin.

Nervozizëm: njerëzit që janë në depresion, shpesh tregojnë shenja të nervozizmit, thotë dr. Ian Kok. Përveç kësaj, mendimet negative janë tregues i zakonshëm i depresionit./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre
Ekspertët e Harvardit paralajmërojnë se katër zakone të zakonshme po dëmtojnë trurin tonë
Sinjalet e depresionit, psikiatrit bëjnë apel të mos neglizhohen këto ankesa