Shenjat e para paralajmëruese të cisteve ovariane

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Cistet ovariane mund të shfaqen në çdo moshë, gjatë viteve riprodhuese të femrës dhe mund të formohen si shkak i grumbullimit të vezëve të vogla nga rritja e nivelit të hormoneve. Ato mund të shfaqen në formën e qeskave të vogla apo të mëdha.

Sëmundja policistike e vezoreve është një sëmundje e zakonshme tek shumë femra. Kjo është një gjendje ku shumë ciste janë të pranishme në një vezore. Nëse trajtimi nuk bëhet në kohën e duhur, cistet mund të rriten në madhësi. Në mënyrë që të parandaloni formimin e tyre, ju duhet të mbani një ekuilibër të mirë hormonal.

kist ovarianShumica e cisteve nuk shkaktojnë asnjë simptomë, prandaj ato kapen në një madhësi të konsiderueshme. Ja disa nga simptomat që ju paralajmërojnë për cist ovarinan:

  • Dhimbje në pjesën e poshtme të barkut
  • Dhimbje në pjesën e poshtme të kurrizit dhe kofshë
  • Dhimbje të legenit gjatë marrëdhënieve seksuale
  • Dhimbje gjatë lëvizjes së zorrëve
  • Të vjella
  • Ndjeshmëri e madhe e gjinjve
  • Ndjesi fryrje në pjesën e fundme të barkut
  • Presion mbi fshikëz dhe vështirësi në urinim
  • Dobësi dhe lodhje kronike

Në rast se vëreni disa nga simptomat e mësipërme, ju duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun tuaj./ Burimi: Majo Clinic

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë