Shenjat paralajmëruese që ju tregojnë se keni mungesë proteinash në trup, mos i mënjanoni!

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Proteina është një nga lëndët më të rëndësishme për trupin e njeriut. Proetinat ndihmojnë në transportimin e oksigjenit në trup, në prodhimin e hormoneve, në riparimin e qelizave etj. Nëse keni mungesë proteinash në trup atëherë duhet të vëreni disa nga shenjat paralajmëruese:

mungese proteinikeHarresa: “mjergullimi” i trurit apo harresa janë një faktor që lidhen me mungesën proteinike. Nëse keni këto mungesa truri juaj nuk mund të prodhojë mjaft neurotransmetues, substancë kimike që transmeton impulset nervore dhe për pasojë do të harroni shpejt gjërat dhe do keni “mjergullime” në ide.

Ulja e energjisë: trupi ka nevojë për proteina për të balancuar nivelin e sheqerit në gjak, për të stabilizuar qëndrueshmërinë dhe për të neutralizuar nivelet e energjisë. Pa sasinë e nevojshme proteinike, trupi nuk mund t’i kryejë këto detyra dhe për pasojë çon në lodhje, mungesë entuziazmi, stres dhe nivele të ulëta të energjisë.

Rënie flokësh: flokët janë të përbëra nga fibra e proteina strukturore të quajtura keratinë. Nëse keni mungesë proteinash, keratina nuk mund të gjenerohet për rritjen e flokëve dhe për mosrënien e tyre.

Thonj të brishtë: si flokët ashtu dhe thonjtë kanë nevojë për proteina që të qëndrojnë të fortë e të shëndetshëm. Nëse keni mungesë proteinash, thonjtë do t’ju bëhen më të brishtë dhe do kenë tendencën të thyhen shpejt.

Probleme me lëkurën: lëkura ka nevojë për aminoacide që të gjenerojë proteina strukturore që quhen kolagjen. Nëse nuk hani ushqime të shëndetshme proteinike, kolagjeni nuk prodhohet në sasi të nevojshme. Në këto raste do të keni lëkurë të thatë dhe jo elastike, gjithashtu mund t’ju shfaqen dhe rrudhat.

Dëshira të mëdha për të ngrënë: nëse doni të hani shpesh ëmbëlsira, karbohidrate, kafe etj trupi po ju lëshon sinjale se ka nevojë për më shumë proteina. Kjo gjë lidhet me disekuilibrin e nivelit të sheqerit në gjak./ Burimi: realfarmacy.com

Postime të ngjashme

Allmuça: Mekanizmat e Koordinuar të Referimit janë ngritur në 61 bashki, por nuk funksionojnë njësoj në të gjitha
Bëheni me shenja të zeza pa e kuptuar? Ja pse ju ndodh
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie
Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?