Kryefaqja Shendeti a-z A Shenjat paralajmëruese të rrezikut për abort

Shenjat paralajmëruese të rrezikut për abort

0
Shpërndaje

Ndër shkaqet për abort mund të përmendim:

Hemorragji vaginale

Gjatë tremujorit të parë të shtatzanisë është shenja klinike më e shpeshtë që i detyron gratë shtatzëna t’i drejtohen mjekut. Gati 20% e shtatzënave kanë hemorragji vaginale gjatë kësaj periudhe, por vetëm gjysma e rasteve mund të përfundojë në abort. Shkak i parrezikshëm i hemorragjisë mund të jetë implantimi (vendosja përfundimtare) i vezës së fekonduar në mitër dhe në këtë rast gjakderdhja zgjat vetëm pak ditë dhe është në sasi të vogël.

 aborti shtatzeneNë raste të tjera ndodh për shkak të grumbullimit të gjakut nën dhomëzën e barrës, që zbrazet në formë hemorragjie të lehtë. Në shumicën e rasteve, kur ndiqen me korrektësi këshillat e mjekut obstetër, këto gjendje stabilizohen dhe shtatzënia vazhdon pa probleme. Por kur hemorragjia është në sasi të konsiderueshme, me gjak të kuq e koagula, e shoqëruar ose jo me dhimbje në fund të barkut, mund të jemi përpara një aborti tashmë të kryer. Megjithatë, çdo rast gjakderdhje vaginale konsiderohet si rrezik për abort të mundshëm.

Dhimbja e fortë në fund të barkut

Ajo në shumicën e rasteve shoqëron hemorragjinë vaginale. Jo çdo dhimbje e fundit të barkut është dhimbje që tregon një mitër të kontraktuar, që mund të shkaktojë abort. Është mjeku obstetër që e përcakton nëse gjendja është shqetësuese dhe nëse duhet të merren masa për  t’u dominuar. Zakonisht dhimbjet janë me karakter rëndues, me intensitet të ndryshëm, nga të lehta deri në të forta dhe të ngjajnë me dhimbjet menstruale.

Pa shenja klinike

Ndodh që një shatzëni e tremujorit të parë të ndërpritet papritur dhe pa shenja të qarta paralajmëruese. Në këto raste, mund të konstatohet e shumta ndërprerja e të vjellave të mëngjesit ose e ndenjës së të vjellit, që deri para disa ditësh ishin të zakonshme për gruan shtatzënë. Kjo mund të bëhët shkas që ajo t’i drejtohet mjekut obstetër për një kontroll.

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here