Toksinat ndikojnë në shëndetin tuaj në mënyrë negative. Ja disa nga shenjat më të zakonshme që tregojnë prezencën e toksinave në trup:
Çrregullime të gjumit të tilla si pagjumësi dhe nervozizëm- Erë trupi
- Lodhje e vazhdueshme
- Probleme inflamatore si artriti dhe astma
- Vështirësi në tretje
- Zhvillimi i ulçërave ose hemorroideve
- Akne në fytyrë, ekzema, dhe probleme të tjera të lëkurës
- Humbja e qartësisë mendore dhe motivimit
- Dhimbje të muskujve
Këto shenja janë mjaft të përgjithshme. Disa mund të jenë shenjë e një gjendje krejtësisht të parëndësishme mjekësore. Para se të supozoni se trupi juaj është i ndotur duhet të konsultoheni gjithmonë me mjekun.
Ka edhe shumë sëmundje që mund të përkeqësohen me toksicitetin e trupit. Parkinsoni, depresioni, kanceri dhe semundja Alzcaimer. Arma më e fortë në luftën kundër toksicitetit të trupit është reduktimi i ekspozimit ndaj toksinave dhe hidratimi. Uji është thelbësor që trupi të mbrohet nga kimikatet ndaj të cilave është i ekspozuar. Sigurohuni që të pini ujë atë në intervale të rregullta./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta


