Shenjat që ju dërgon trupi dhe tregojnë për sëmundjet që ju kanosen

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Ja disa nga simptomat që dërgon trupi në rast sëmundjesh apo infeksionesh të ndryshme:

Ngjyrosja e të bardhës së syrit: në kushte normale e bardha e syrit duhet të qëndrojë e bardhë. Nëse e bardha e syrit kthehet në të kuqe, mund të tregojë për ndonjë reaksion alergjik, reagim ndaj stresit ose mund të jetë shenjë e ndonjë infeksioni viral. Nëse e bardha e syrit merr ngjyrë të verdhë, mund të tregojë për probleme me mëlçinë.

shenja trupiThinja para moshës 35 vjeç: stresi kronik, diabeti janë disa kushte shëndetësore që mund të çojnë në thinja të parakohëshme. Në të kundërt mund të jetë thjesht një faktor gjenetik.

Nishana të shumtë: në përgjithësi këto “rritje” të lëkurës janë të padëmshme. Megjithatë, në disa raste nishanet mund të jenë edhe një shenjë e kancerit të lëkurës. Nëse vini re nishana të shumtë që kanë formë të parregullt apo të çuditshme, konsultohuni me një mjek dermatolog.

Buzë të thata dhe të plasaritura: ky kusht zakonisht shkaktohet për shkak të motit. Megjithatë, në raste të tjera mund të tregojë për mungesë të vitaminave C, B ose zinkut në trup. Buzët e plasaritura dhe të thata mund të shkaktohen edhe nga ndonjë infeksion fungal.

Qafë e fryrë: zakonisht mund të ndodhë në rastet kur keni dhimbje fyti apo probleme me bajamet. Në raste të tjera qafa e fryrë është një simptomë që mund t’ju tregojë probleme me gjendrën tiroide./ www.shendeti.com.al/ Burimi: steptohealth

Postime të ngjashme

Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe