Kryefaqja Box 3 Shenjat që ju informojnë për mungesë fibrash në trup

Shenjat që ju informojnë për mungesë fibrash në trup

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

fibra

Fibrat luajnë një rol të rëndësishëm tek gjithçka që ndodh në trup, duke filluar nga mbajtja nën kontroll e peshës, deri tek ulja e rrezikut për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, diabeti, madje edhe disa lloje kanceri. Ja disa nga shenjat që shfaq organizmi kur keni mungesë të fibrave në trup.

Ndiheni të uritur pas çdo vakti

i uritur

Fibrat zënë një vend të rëndësishëm në traktin digjestiv dhe ju ndihmojnë të qëndroni të ngopur për një kohë të gjatë. Prandaj, nëse stomaku fillon të gjëmojë brenda një ose dy orësh pasi keni ngrënë, mund të jetë një shenjë që nuk keni marrë mjaftueshëm fibra gjatë vaktit. Ja cilat janë disa nga ushqimet e pasuar me fibra (lexo këtu).

Ndiheni të fryrë

i fryre

Nuk është sekret që nëse e teproni me ushqimet e forta, ju shkaktojnë fryrje në stomak dhe parehati. Edhe nëse nuk hani mjaftueshëm fibra keni të njëjtin problem. Kjo sepse fibrat zbusin çdo gjë futni në organizëm.

Ju flihet pasi keni ngrënë

gjume

E dini se po ta teproni me ngrënien, do të ndiheni të përgjumur pas vaktit? Mungesa e fibrës gjithashtu shkakton të njëjtën gjë. Fibrat mbajnë nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak. Nëse konsumoni shumë pak ose aspak fibra, nivelet e sheqerit në gjak do të rriten shumë shpjet dhe ju do të ndiheni të lodhur ose të dobët.

Burimi: Prevention.com / https://shendeti.com.al/

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here