Shenjat që tregojnë probleme me gjëndrat tiroide

Gjendra tiroide është gjendra më e madhe e sistemit endokrin pavarësisht që ajo peshon 15-20 gr tek një individ i rritur, rëndësia e kësaj gjendre është e jashtëzakonshme. Gjendra tiroide është përgjegjëse për zhvillimin mendor dhe fizik si gjatë periudhës embrionale, ashtu dhe në etapa të tjera të jetës. Nëse njeriu lind pa gjendrën e tiroides  është 100 për qind e sigurtë që do të ketë prapambetje të rëndë mendore ose siç quhet ndryshe “kretinizëm”.tiroide 2

Gjëndra e vogël në formën e fluturës është një nga pjesët më të rëndësishme të anatomisë tonë. Ajo është përgjegjëse për sekretimin e hormoneve që ndikojnë në gjithçka, nga oreksi e deri te temperatura jonë e trupit. Shumë njerëz thjesht jetojnë me problemet me gjëndrat tiroide e nuk janë të vetëdijshëm. Femrat pesë herë më shumë janë viktimë e këtyre problemeve në krahasim me meshkujt.

Shpesh disa shenja të thjeshta mjaftojnë për të vetëdiagnostikuar problemet me gjëndrat tiroide e për t’u drejtuar më pas tek mjeku.

Simptomat e punës së dobët të gjëndrave tiroide:

– lodhja kronike ose dhimbja në muskuj

– lëkura e thatë dhe humbja e flokëve

– mbipesha

Simptomat e punës së tepërt të gjëndrave tiroide:

– sytë e fryrë

– ndjenja kronike e të nxehtit

– nervozizmi

– humbja në peshë

– djersitja e tepërt dhe duart e djersitura

Sasia e tepërt e hormoneve që sekreton gjëndra tiroide mundet të ndikojë në punën e zemrës dhe të shkaktojë goditje në kokë.  Thënë shkurt, problemet me gjëndrat tiroide janë të paparashikueshme, ndërsa diagnoza vështirë të caktohet.

Burimi: healthyfoodhouse

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Studimi: Konsumimi e çdo sasie alkooli rrit rrezikun e demencës
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin