Njerëzit duhet të përpiqen që të arrijnë suksesin e vërtetë. Ju duhet të përballeni me sfida që ju mbajnë plotësisht të angazhuar dhe që ju ndihmojnë ta jetoni jetën sa më mirë të jetë e mundur. Problemi është se shumica e njerëzve janë të pakënaqur me jetën e përditshme që bëjnë. Ja disa shenja që tregojnë se jeta juaj nuk është interesante sa duhet:
Kur keni zili nga suksesi i të tjerëve: nëse shikoni çfarë bëjnë të tjerët pa u përqendruar tek vetja juaj, është shenjë që tregon se jeta nuk ju duket aq interesante. Nëse vini re një shtëpi të madhe, më shumë para, aftësi më të mira, të dashurën më të bukur, ju keni nënvlerësim për veten dhe nuk përpiqeni ta ndërroni këtë gjë. Kur nuk jeni të kënaqur aq sa duhet dhe ju tërheq gjithçka që bëjnë të tjerët, atëherë duhet të ndërroni stilin e jetesës.
Kur kërkoni vlerësim nga të tjerët: varësia ndaj të tjerëve tregon se jeni të pakënaqur dhe aspak interesant. Ju duhet t’i merrni vetë vendimet për veten dhe s’duhet të prisni vlerësime nga askush. Mos u shqetësoni për atë çfarë mendojnë të tjerët, por filloni të shqetësoheni për atë çfarë mendoni ju për veten.
Kur ndjeheni të zhgënjyer: nëse frustroheni lehtë dhe për çdo gjë, do të thotë se jeta s’ju duket interesante. Frustrimi ngjan me një dritë të kuqe, e cila shpesh i paraprin një akti impulsiv. Frustrimi ka të bëjë me ndjenjën e pakënaqësisë kronike e cila ju pengon të mendoni gjërat e duhura për jetën. Ju duhet të kuptoni gjërat që ju frustrojnë dhe ju mërzisin në mënyrë që t’i menjanoni ato dhe të filloni të mendoni pozitivisht.
Kur ndiheni bosh: jeta nuk ju duket aspak interesante kur keni ndjenjën e boshllëkut gjatë gjithë kohës. E vërteta është se çdokush mund të ndihet i vetmuar ose bosh në ndonjë moment të caktuar. Nëse ju kap ndjenja e boshllëkut në mënyrë të shpeshtë dhe të pakuptimtë, duhet të filloni të merreni më shumë me veten.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


