Sheqeri i frutave rrit dëshirën për më shumë ushqim

Fruktoza, sheqeri i gjendur tek frutat, mund të rrisë dëshirat për të konsumuar ushqime të larta në kalori. Në kuadër të një eksperimenti ( i publikuar në revistën “PNAS”), 24 vullnetarë konsumuan pije të pasura me sheqer gjatë një dite dhe pije të pasura me glukozë ditën tjetër.

frutttKrahasuar me glukozën, pijet e pasura me fruktozë i bënë njerëzit të kishin më shumë dëshirë për të konsumuar biskota dhe ëmbëlsira të tjera (të larta në kalori).

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se një sasi e vogël sheqeri çdo ditë (rreth 6 lugë çaji) bën mirë për organizmin, por jo më shumë.

Ushqime të pasura me shumë sheqer janë: biskotat, çokollatat, lëngjet e frutave.

Sipas raportimit të pjesëmarrësve në eksperiment, pas konsumimit të pijeve apo ushqimeve me përmbajtje fruktoze, dëshirat e tyre për të konsumuar ushqime të ëmbla rriten dukshëm. Edhe pse fruktoza përmban energji, është e dëmshme për trupin duke ndikuar në shtimin e peshës.

Ekspertët shkencorë janë duke shqyrtuar rezultatet e këtij eksperimenti dhe pritet të nxjerrin këshilla për konsumatorët./BBC News/Përgatiti: Elena Beta.

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe