Shërbim me koncesion/ Instrumentet kirurgjikale në QSUT, shtresë ndryshku

Instrumentet kirurgjikale që nuk ofrojnë sigurinë maksimale të sterilizimit, provokojnë përhapjen tej normave të lejuara të infeksioneve spitalore dhe cenojnë sigurinë e jetës së pacientëve.

Partneriteti me privatin për të administruar shërbimin e sterilizimit në spitale(qershor 2016), u tha se do të sillte një përmirësim të ndjeshëm duke ndikuar në rritjen e cilësisë së shërbimit në kirurgji. Ky program, sipas kryeministrit Edi Rama, në perspektivën e afërt (fjalë e mbajtur në qershor 2016) do të shtrihej në të gjitha qytetet e vendit, duke zëvendësuar autoklavat e vjetra, të amortizuara, të cilat deri më sot nuk kanë mundësuar të sigurojnë standardet maksimale të sterilizimit.

 

Vetë profesionistët e shëndetit (kryesisht kirurgë), të pyetur disa muaj më vonë, u shprehën të kënaqur nga ky program që sipas tyre vërtet ka ulur përqindjen e infeksioneve spitalore dhe ka rritur sigurinë brenda sallës së operacionit.

Megjithatë, ka midis tyre edhe të pakënaqur. Në redaksinë e “Pro Pacientit” kanë mbërritur disa foto denoncuese nga shërbimi i Urgjencës Kirurgjikale.

Denoncimi:

Mirëmbrëma. Po ju përcjellim një shqetësim që është jo vetëm nga ne por besoj dhe nga shumë pacientë që vetëm halli dhe nevoja i çon në spital.

Në urgjencën e re të kirurgjisë në QSUT edhe pse e propagandojnë si një spital i ri dhe me një shërbim të mirë në fakt është e kundërta. Vetëm fasada e jashtme është kështu. Realiteti brenda ndryshon.

Shërbehet akoma me shtretër të vjetër të përdorur para shumë viteve në urgjencën e vjetër.

Po ashtu edhe instrument apo veglat kirurgjikale për mjekim të plagëve të ndryshme janë akoma veglat e para shumë viteve. Që edhe pse sterilizohen akoma në një autoklavë të vjetër nuk janë sterile dhe kanë zënë një shtresë ndryshku duke rrezikuar jo mjekimin e plagëve por përkundrazi infektimin e tyre.

Ky është autoklavi me të cilin sterilizohen veglat në urgjencë (shiko foton).

I gjithë problemi është që tenderi i sterilizimit të veglave kirurgjikale përfshinte dhe urgjencën jo vetëm sallat e operacioneve ndërkohë në urgjencë as vegla të reja nuk sollën as autoklavë, as asgjë./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi