Shërbimi i hemodinamikës te “Shefqet Ndroqi” pëson defekt brenda dy muajsh nga instalimi

Denisa Canameti

Duket se mallkimi i “dorës së padukshme që shkatërron aparaturat e spitaleve” vazhdon. Prej disa ditësh shërbimi i koronarografisë në spitalin “Shefqet Ndroqi” nuk punon. Sipas denoncimit të mbërritur në redaksinë e gazetës “Shëndet+” zemra arteriosklerozashkak është prishja e aparaturës për zgjerimin e enëve të gjakut, e cila nuk lidhet me gjeneratorin. Një gjë e tillë, sipas ankesës, ka bërë pacientët e ardhur nga rrethet të mos e marrin shërbimin dhe të rrinë shtruar në spitalin në pritje të rregullimit të këtij defekti, pavarësisht se shërbimi i kirurgjisë së zemrës sapo është instaluar në këtë spital.

E kontaktuar nga “Shëndet+”, shefja e kardiologjisë, Loreta Biça, u shpreh se bëhet fjalë për një defekt teknik, të vogël: “Është e vërtet që kemi një defekt të vogël, por teknikët po punojnë për ta rregulluar. Ky shërbim është ofruar deri dje. Nuk është diçka shqetësuese që të bëhet risk për kaos. Pacientët që nuk do të mund ta marrin shërbimin këtë javë, do të rikthehen javës tjetër”, u shpreh Biça.

Qendra e dytë publike në vend për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve kardio-vaskulare u prezantua nga vetë ministri i Shëndetësisë në muajin shtator.

Duhet theksuar se “Shefqet Ndroqi” nuk pret urgjencat kardiake, por vetëm raste të regjistruara në pritje nga Fondi.

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën