Shërbimi i ri i urgjencës/ Beqaj: 10 miliardë lekë shpenzime për teknologji dhe pajisje, Vokshi: Mjekët punojnë në kushte skandaloze

Denisa Canameti / Shendeti Online dhe gazeta Shëndet+

Është mbledhur sot komisioni parlamentar i Shëndetësisë për të diskutuar në lidhje me shërbimin e ri të urgjencës kombëtare. Seanca e komisionit është shoqëruar me debate mes ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe deputetes së PD-së, Albana Vokshi.

Ministri Ilir Beqaj deklaroi se projekti i urgjencës kombëtare është drejt fundit. Sipas tij, janë bërë 10 miliardë lekë shpenzime për teknologji dhe pajisje.

Ndërkohë, kryetarja e këtij komisioni, Albana Vokshi, i kërkoi ministrit të jepte informacione në lidhje me ambulancat e reja që kishte premtuar.

“Urgjencat në Tiranë nuk funksionojnë. Ku është projekti për urgjencën kombëtare? Si mund të bëni reformë pa blerë asnjë ambulancë të re?  Nuk e mbuloni dot Tiranën me 4 pika ku i keni shpërndarë. E vetmja reformë është shtimi i personelit me infermierë dhe shoferë. Urgjenca duhet të fillonte në qershor 2016. Ku është? Është vetëm godina”, u shpreh Vokshi.

Ndërkohë Beqaj hodhi poshtë këto pretendime duke thënë:

Kemi një flotë me 200 autoambulanca. Nga pikëpamja motorike janë të ndryshme dhe nga pikëpamja gjenerike janë të ndryshme. Nga këto autoabmbulanca, deri para një viti funksionin vetëm 70. Sot funksionojnë 127.

“Flotën e autoambulancave e mbajmë në shërbim të qytetarëve, jo në garazhde. Dekoncentruam vendqëndrimin e ambulancave. Kemi marr 500 veta staf të rinj në funksion të zgjerimit të shërbimit të urgjencës mjekësore. Gjetëm borxhe në spitale. E kemi përmirësuar shërbimin e urgjencës.

Projekti i urgjencës kombëtare është drejt fundit. Janë bërë 10 miliardë lekë shpenzime për teknologji dhe pajisje.

Mes tyre pati debate edhe mbi kushtet në të cilat punojnë mjekët e shërbimit të Urgjencës. Vokshi u shpreh se mjekët punojnë në kushte skandaloze, pa tualet dhe pa pajisje.

Postime të ngjashme

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera