Sherr në qendrën shëndetësore Fan, flet infermierja: Drejtori më goditi me grushte, ndaj tij nuk u morr asnjë masë

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të 6 gushtit në qëndrën shëndetësore të fshatit Fan të Mirëditës. Infermierja Mira Prenga ka pritur derisa drejtori i kësaj qendre shëndetësore të hyjë brenda në zyrën e tij dhe menjëherë ka nxituar për ta takuar. Mësohet se infermieres i ishin hequr ditët e punës nga drejtori Gjon Lleshi, pasi sipas këtij të fundit, ajo ishte larguar para kohe nga puna dhe kishte ardhur me vonesë në punë.

infermniereSapo janë përballur në zyrë, kanë nisur debatet midis tyre. Kreu i qendrës shëndetësore i ka kërkuar Mirës të dilte nga zyra, për shkak edhe të fjalorit të papërshtatshëm dhe ofendues ndaj tij. Kjo ka bërë që situata të agravojë dhe për pasojë Mira Prenga (sipas policisë) ka marrë në dritaren e zyrës së drejtorit një vazo me lule dhe më pas ia ka përplasur në kokë. Për pasojë, Gjon Lleshi ka pësuar dëmtime në kokë, hundë e fytyrë dhe është mbuluar nga gjaku.

Kaq ka mjaftuar që lleshi të ngrihet nga karrigia e të godasë me grushte e shkelma vartësen e tij, duke i shkaktuar asaj fraktura në kokë e trup. Ulërimat  në zyrën e drejtorit kanë alarmuar punonjësit e tjerë të qëndrës shëndetësore, të cilët kanë ndërhyrë që t’i ndanin.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim