Shfaqën probleme me frymëmarrjen, evakuohen me urgjencë 120 nxënës shkolle

Shkolla Adem Gjeli

Evakuohen me urgjencë nxënësit e një shkolle 9-vjeçare në Fushë-Krujë. 120 nxënës të shkollës “Adem Gjeli” kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen. Dyshohet se shkak është bërë hedhja e një lënde helmuese që krijoi probleme.

Nxënësit janë nisur me urgjencë drejt Tiranës, ku po marrin ndihmë nga stafi mjekësor. Ndërkohë, ekspertë të Shëndetit Publik pritet të shkojnë tek shkolla për të hetuar se për çfarë lënde helmuese bëhet fjalë dhe pasojat që sjell.

Policia e Durrësit: Në afërsi të shkollës u dogjën mbeturina, u mendua se ishte gaz.

Policia e Durrësit ka hedhur dritë mbi ngjarjen e ndodhur sot në shkollën 9-vjeçare në Fushë-Krujë.

Në një njoftim për shtyp, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës shkruan se “Nga verifikimet e kryera nga Shërbimet e Policisë,  Specialistët e Mbrojtjes nga zjarri, Inspektorë të Shëndetit Publik, si dhe punonjës të OSHEE-së, ka rezultuar se ndotja e ajrit ka ardhur si pasojë e djegies së disa  mbeturinave jashtë territorit të shkollës.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim