Kryefaqja Aktualitet Shifra alarmante të diabetit pas Covid-19, mjeku: Virusi zgjat më shumë tek...

Shifra alarmante të diabetit pas Covid-19, mjeku: Virusi zgjat më shumë tek këta pacientë

0
Shpërndaje

Mjeku endokrinolog, Thanas Fureraj u shpreh se koronavirusi zgjat më shumë tek pacientët me diabet. I ftuar sot në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Fureraj theksoi se 14 përqind të rasteve kanë patur shfaqur diabet post covid. Mjeku shtoi se përpos simptomave të diabetit, ka një rrisk të shtuar për komplikacione të tjera që jep virusi, që mund të jetë më të vështira për t’u trajtuar dhe për rrjedhojë fataliteti është më i lartë.

Kemi përvojë përgjatë këtij viti, ka një marrëdhënie të ndërsjellë midis diabetit dhe covidit. Së pari, një i sëmurë me diabet që infektohet zgjat më shumë më raport me të tjerët. Në 50 % të rasteve shkojnë si gjithë të tjerët tek 9 ditëshi. Në 21 % sipas një studimi francez u pa se kjo përqindje nuk ia dolën dot covidit. Në 17 % bënë dëmtime organore dhe shkuan në spitale të specializuara ndërsa 11-12 % ishin raste që zgjaten mbi 28 ditë të shtuar në spital dhe kishin nevojë të ndiqeshin në të ardhmen.”, tha ai.

“Ndikon jo vetëm covidi si sëmundje me mekanizma ende të paqartë, ka raste kanë gjetur diabet tip 1 gjatë covidit, Janë gjetur disa raste të veçuara që ka shfaqje të diabetit tip 1, por çudia është se nuk janë gjetur antitrupa pra nuk ngjan me diabetin tip 1 jashtë covidit. Kjo kërkon studime të mëtejshme shkencore për të parë tipin e diabetit. Në Amerikë janë gjetur rreth 14 përqind të rasteve të shtuara të diabetit.” shtoi më tej mjeku.

Për sa i përket mjekimit, mjeku endokrinolog tha: “Nuk ka një mjekim specifik, në momentin e infeksionit diebatiku është me ekuilibër normal, atëherë nuk ka ndonjë risk shumë të shtuar në raport me të tjerët. Por kortizoni mund të merret në format e rënda, me prekje pulmonare, në konsultë me mjekun dhe në momentin që vendoset dhënia e tij, duhet riparë mjekimi i diabetit. Nëse ka qenë me kokra deri në atë moment, duhet të kalojë me insulinë për ta mbajtur nivelin e glicemisë normal.” /abcnews.al

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here