COVID-19/ Mjeku Alimehmeti: Nuk besoj të ketë një variant të ri

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti  deklaruar se shifrat nga Covid-19 në vendin tonë janë në rënie. Në një intervistë për A2 CNN ai ka deklaruar se ky tred në rënie do të përkthehet edhe me rënie të shifrave spitalore.

“Shifrat janë në rënie. Ky trend rënës do të përkthehet edhe me rënie të shifrave spitalore dhe të humbjeve të jetës. Gjithsesi, rastet e reja mbeten në nivele të larta. Kur flasim për këto shifra, i referohemi rasteve zyrtare. Ne dimë shumë mirë se kemi edhe raste të tjera. Se sa do të ndikojë nisja e shkollave, kjo mbetet për t’u parë”.

Epidemiologu u shpreh se është shumë e vështirë për të bërë parashikime për të ardhmen, por theksoi se në dimër pritet një rritje e infektimeve, por jo e rasteve të rënda.

“Askush nga ne nuk ka një sferë kristali për të parashikuar të ardhmen, pasi varet nga shumë faktorë. Së pari, nëse do të ketë një variant të ri. Megjithatë, zor se do të ketë një variant të ri, por kurrë mos thuaj kurrë. Së dyti, sa zgjat imuniteti mbas dy dozave të vaksinës? Qartësisht kemi një rënie të imunitetit nga vaksinat me kalimin e kohës. Ndërsa imuniteti natyror është në gjendje të mbajë më shumë. Në qoftë se ne kemi përgjigjen e këtyre pyetjeve mund të llogarisim valën e radhës.

Me sa dimë, ne mund të themi tani se patjetër dimri do të ketë rritje rastesh, por me faktin që shumica ka fituar imunitet me vaksinë apo e kanë kaluar koronavirusin, do të bëjë që rastet e rënda të jenë shumë më të ulëta”, u shpreh Alimehmeti.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?