Shkëmbim Rinor për dialogun ndërkulturor dhe përfshirjen sociale

“Swapping Cultures- Erasing Borders” është projekti i cili është financuar nga RYCO –Regonal Youth Cooperation Office dhe implementohet nga organizata Përtej Barrierave në partneritet me 3 organizata të tjera. Gjatë kësaj jave, (32) tridhjetë e dy pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova, Serbia dhe Maqedonia ishin pjesë e Shkëmbimit Rinor të projektit “Swapping Cultures – Erasing Borders”.

RYCO është një mekanizëm institucional i pavarur, i themeluar nga 6 vende te Ballkanit Perëndimor; Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia, me qëllim promovimin e frymës së pajtimit dhe bashkëpunimit midis të rinjve në rajon përmes programeve të shkëmbimit të të rinjve. Marrëveshja për themelimin e RYCO u nënshkrua nga 6 kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në Samitin për Ballkanin Perëndimor që u mbajt në Paris në 4 Korrik 2016.

Qëllimi kryesor i këtij projekti është:

Rritja e kompetencave ndërkulturore të të rinjve dhe punonjësve të rinj në 4 vende të Ballkanit Perëndimor, nëpërmjet mjeteve inovative arsimore në fushën e të mësuarit ndërkulturor, diversitetit të kulturës dhe bashkëjetesës paqësore.

Të rinjtë pjesëmarrës janë përfaqësues të organizatave të lartpërmendura organizata, të cilat janë shumë aktive në qytetet e tyre, secili shtet kishte nga tetë pjesëmarrës gjithsej, dy lider dhe gjashtë të rinj të moshës 16-20 vjeç.

Në këtë javë, të rinjtë mësuan  për mjete të ndryshme dhe inovative, të tilla si: Shkëmbimin e kulturave dhe Teatrin e të Shtypurve, përmes të cilave ata mësuan për diversitetin e kulturave, mësimin ndërkulturor  për të jetuar në një ambient të qetë dhe paqësor. Të rinjtë e këtyre organizatave të Ballkanit Perëndimor bënë aktivitete të ndryshme: ata përgatitën maska, ku përmes artit ata shprehën talentet e tyre. Bazuar në komentet e tyre, ata tregojnë që kjo javë i ndihmoi ata për të kapërcyer barrierat të cilat shoqëria ua kishte ndërtuar ndër vite; ata krijuar shoqëri të reja dhe formuan bindje të reja, me një frymë më pozitive.

Falë mësimit për dialogun ndërkulturor, se ç’është kultura dhe përmes aktiviteteve në grup, këta të rinj do të kthehen në vendet e tyre më një energji të re dhe me pikëpamje të reja. Mund te themi me gojën plot që grupi që kishim gjatë shkëmbimit rinor është gjenerata e re e Ryco.

Për më shumë, disa nga pjesëmarrësit e projektit ishin dhe në Radion lokale të Durrësit “Port.al”, ku treguan rreth projektit dhe rreth këtij Shkëmbimi Rinor, për eksperiencat e tyre, madje dhe për përshtypjet e tyre për Shqipërinë.

Faleminderit Ryco për  këtë mundësi të shkëlqyer për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor!

Postime të ngjashme

Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Pse disa njerëz përjetojnë dridhje nga kafeina, ndërsa të tjerë jo
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë