Shkencëtarët britanikë shpikin mbushjen e dhëmbëve që zgjat përjetësisht

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Fize Smailaj

Kjo është parë si një shpikje revolucionare në fushën e kujdesit dentar, e cila jo vetëm që bllokon kavitetet por edhe riparon dëmtimet bakteriale. Përzierja e krijuar çliron minerale si kalciumi dhe fosfati, të cilat dhëmbi i përdor për të krijuar minerale të reja dhe për të riparuar vetveten.mbushes-dhembesh

Shpikja e re ka larguar nevojën e përdorimit të mbushjeve me mërkur, të cilat në disa vende janë të ndaluara me ligj për shkak të vetive toksike që ka. Ndryshe nga mbushjet që janë përdorur deri në ditët e sotme, përbërja e re nuk ka pothuajse asnjë shans që të bjerë.

Profesor Robert Hill, i cili ndihmoi në këtë shpikje të bërë në Universitetin Queen Mary, Londër, tha: “Kjo shpikje do të ndryshojë mënyrën se si funksionon kujdesi profesional dentar, ajo do të reduktojë masën e kaviteteve, do të riparojë dëmtimet dhe do të ulë numrin e kaviteteve dytësore. Këto janë mbushje që duhet të zgjasin përjetësisht”.

Mbushja përbëhet nga përzierje bioaktive qelqi që çlirojnë fluorur, kalcium dhe fosfat, që janë elemente të nevojshëm për formimin e mineraleve të dhëmbëve . Ajo i mbush boshllëqet me minerale, duke penguar kështu që bakteret të hyjnë në hapësirat e vogla midis mbushjes dhe dhëmbit, gjë që çon në krijimin e më shumë kaviteteve.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Pse duhet t’i lani dhëmbët çdo natë – dhe arsyeja nuk lidhet vetëm me shëndetin e gojës
Njerëzit kanë një set të tretë dhëmbësh dhe mjekësia e re mund t'i ndihmojë të dalin
Robotë shtatzënë? Shpikja e radhës e Inteligjencës Artificiale, që sfidon kufijtë e njerëzores
Ja pse rreziku i infeksioneve ushqimore tek fëmijët rritet në verë!