Shkencëtarët gjejnë shkaqet e astmës

Ju tashmë nuk do të keni më nevojë për të përdorur pompën me ajër kundër bllokimit të frymëmarrjes. Shkencëtarët e Universitetit Cardiff kanë gjetur shkaktarët  astmës. Ata shprehen se ky studim mund të gjejë një kurë për këtë sëmundje brenda 5 viteve.

astma1Sipas eksperimentit të zhvilluar mbi kavje është nxjerrë përfundimi se receptori i perceptimit të kalciumit (CaSR) është shkak i sëmundjes. Në pacientët me astmë, ky receptor është tepër aktiv dhe shkakton ngushtim të rrugëve të frymëmarrjes. Prandaj edhe simptomat e astmës janë: kollitje, ngushtim në kraharor, vështirësi në frymëmarrje.

Pas zbulimit të qelizave të cilat shkaktojnë problemin, studiuesit zbuluan se ekzistojnë që mund të çaktivizojnë këto qeliza dhe të ndërpresin simptomat.

Caltilytics, një receptor kalciumi i përdorur për të trajtuar problemet e kockave, mund të jetë zgjidhja e shumëkërkuar nga pacientët.

Astma prek rreth 25 milion njerëz vetëm në SHBA dhe 5 % prej tyre nuk u bëjnë efekt trajtimet aktuale të atmës si sëmundje e mushkërive.

Nëse ky hulumtim rezulton i suksesshëm kjo sëmundje nuk do të jetë më problem.

Cosmopolitan Magazine/ Përshtati në shqip: Elena Beta

Postime të ngjashme

Mjeku Sotiraq Lako: Preparatet me bazë hekuri për mjekimin e anemisë
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Era e trupit, kur sinjalizon probleme shëndetësore
Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni
Paralajmërim për ata që vuajnë nga astma: Përdorimi i inhalatorëve në kohë të caktuara të ditës mund të rrisë rrezikun e sulmit
Artriti: Shenjat dhe simptomat e zakonshme
Ja pijet dhe ushqimet më të mira që mund t’i konsumoni çdo ditë në verë