Shkencëtarët në garë me njëri – tjetrin për zhvillimin e një vaksine kundra koronavirusit

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Gara ka filluar për frenimin e sëmundjes infektive që po përhapet në Kinë dhe në vende të tjera.

Hera e fundit që një vaksinë u zhvillua në një shpejtësi kaq të madhe ishte gjatë përballjes me një epidemi që po shpërthente, 6 vjet më parë, kur një shpërthim vdekjeprurës i  Ebolës ndodhi në Afrikën perëndimore. Një grup agjensish shtetërore, bamirësish dhe kompanish e mbështetën projektin, gjë që shpejtoi vaksinën kundër Ebolës, me prova që u bënë fillimisht në vullnetarë në tetor të vitit 2014.

Një vaksinë konvencionale ka në përbërje një virus jo – aktiv dhe proteinat përbërëse të tij. Ajo trajnon sistemin imunitar që të njohë patogjenin dhe të prodhojë antitrupa mbrojtës kundër tij, nëse përballet me virusin e vërtetë në të ardhmen.

Midis grupeve të mëdha farmaceutikale, përpjekje po bëhen dhe nga Johnson & Johnson, që po punon me një tëknologji të ngjashme me atë të përdorur për të prodhuar një vaksinë tjetër kundër Ebolës. Përpjekje po bëhen dhe nga Koalicioni për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike, që është një partneritet midis disa qeverive, industrive dhe bamirësive, me bazë në Oslo.

Në Kinë, një kompani e quajtur “Clover Biopharmaceuticals”, ka plane ambicioze që të ketë një vaksinë potenciale gati për t’u testuar brenda disa javëve, duke e zhvilluar atë bazuar në disa proteina çelës që ndodhen në koronavirus.

Ndërkohë përpjekje të tjera po bëhen në të gjithë botën, si në Australi apo në Shtetet e Bashkuara.

Kërkimet për zhvillimin e një vaksine janë ndihmuar dhe nga vendimi i autoriteteve të Beijing për të publikuar detaje të koronavirusit sa më shpejt të jetë e mundur, duke mundësuar kështu që shkencëtarët dhe kompanitë e ilaçeve në të gjithë botën të studiojnë sekuencën e gjenomeve të virusit.

Por shkencëtarët kanë paralajmëruar se edhe nëse ata janë të aftë shpejtojnë fazën e hershme të zhvillimit të vaksinës, nevoja për prova klinike rigororoze dhe sfidat e prodhimit, mund të bëjnë që vaksina mos të jetë gati për t’u përdorur në të gjithë botën ne më pak se një vit.

Burimi: Financial Times

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?