Shkencëtarët paralajmërojnë: ngjyrat e tatuazheve mund të shkaktojnë kancer

tatuazh

Përgatiti për shendeti.com.al: Fize Smailaj

Tatuazhet përdoren prej shumë shekujsh tashmë dhe po bëhen gjithnjë e më të pëlqyera, sidomos mes të rinjve. Sidoqoftë, studime të fundit kanë treguar se lyerja e lëkurës me bojëra mund të ketë efekte shkatërruese. Një grup ekspertësh i Agjencisë Angleze për Shëndetin Publik, ka bërë një zbulim shokues, që tregoi se bojërat që përdoren për të bërë tatuazhe, përmbajnë substanca të rrezikshme toksike të cilat mund të shkaktojnë kancer.

Një njoftim i ngjashëm është bërë edhe nga Agjencia Evropiane e Kimikateve (ECHA) e cila ka deklaruar se disa nga bojërat që përdoren për bërjen e tatuazheve mund të jenë toksike, dhe ka kërkuar tërheqjen e tyre nga tregu. Sipas ECHA-s, përveç problemeve që mund të shkaktojnë në lëkurë dhe që mund të zgjasin disa vite, këto bojëra rrisin edhe rrezikun e prekjes nga kanceri.

Ekspertët e Agjencisë Angleze për Shëndetin Publik zbuluan se grimcat toksike të bojës së tatuazhit depozitohen në shpretkë me anë të gjakut dhe veshkave. Kjo ul aftësinë e trupit pët të filtruar elementet toksike. Sipas tyre, ky problem është theksuar më së shumti kohët e fundit pasi në tregun britanik, dhe jo vetëm, po futen bojëra të një cilësie shumë të dobët, të cilat vijnë nga Kina.

Rreziku nga boja blu dhe e kuqe: Ky zbulim përforcon përfundimet e kërkimeve të shkencëtarëve amerikanë dhe danezë, të cilët zbuluan në bojërat e tatuazheve kimikate që shkaktonin kancer, si kobalt dhe mërkur. Sipas këtij raporti, ngjyra e kuqe që përdoret në bërjen e tatuazheve përmban mërkur, ndërsa ngjyra e gjelbër dhe blu përmbajnë kobalt. Duke qenë se këto substanca janë të rrezikshme për shëndetin tonë, kërkuesit u kërkojnë organeve përgjegjëse të gjejnë zgjidhje për këtë problem.

Rreziku nga boja e zezë: Disa studime amerikane treguan se boja e zezë e tatuazheve prodhohet duke përdorur benzopiren, element ky që, kur u përdor mbi kafshë, shkaktoi kancer të lëkurës.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet