Shkon në 4 numri i vdekjeve nga koronavirusi, Italia bëhet shteti i tretë më i prekur

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Shënohet viktima e katërt në Itali për koronavirus: ai është një 84 vjeçar i shtruar në spital në Bergamo.

Lombardia është rajoni me rastet më të regjistruara dhe për këtë arsye pikërisht këtu masat janë më të ngurta.

Në fakt, guvernatori Attilio Fontana urdhëroi mbylljen e shkollave, ambientet e hapura në mbrëmje dhe pezullimin e ngjarjeve sportive dhe kulturore.

Pothuajse në të gjithë Italinë veriore ndalesa për shkollat fillon sot. Duomo dhe Scala në Milano janë gjithashtu të mbyllura.

Ndërkohë Italia ka kaluar në vendin e tretë në listën e 36 shteteve të prekura nga koronavirusi, duke kaluar edhe Japoninë. Në dy vendet e para janë Kina dhe Korea e Jugut.

Në të gjithë botën janë shënuar 2,625 vdekje nga sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi, COVID – 19. Gjithsej të infektuar janë 79,640 persona dhe të shëruar 25,123.

Burimi: Worldmeters

Postime të ngjashme

Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim