Shpallen vendet vakante për mjekë specialistë në Qendrat Shëndetësore

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpall vendet vakant për mjek specialistë në Qendrat Shëndetësore të Qarkut Tiranë, si më poshtë:

 Qarku Rrethi Qëndra Shëndetësore Mjek Specialistë
Tiranë Tiranë NR. 1 1obs-gjinekolog; 1 Kardiolog
Tiranë Tiranë NR. 3 1 pediater (Konsultori Femijes)
Tiranë Tiranë NR.4 1 kirurg; 1 kardiolog
Tiranë Tiranë NR. 5 1 Pediater
Tiranë Tiranë NR. 6 3 Pediater
Tiranë Tiranë NR.9 1 Kardiolog
Tiranë Tiranë NR. 8 1 Mjek Laboratori
Tiranë Tiranë NR.10 1Pediater ; 1 Kardiolog; 1 obs-gjinekolog
Tiranë Tiranë Specialitetet Nr.1 1 endokrinolog; 1 mjek imazherist; 1 kardiolog ; 1 Hematolog ;1 Mjek Fizioterapist ; 1Neurolog
Tiranë Tiranë Specialitetet Nr.2 1Dermatolog ; 1Endokrinolog ; 1 Okulist
Tiranë Tiranë Specialitetet Nr.3 3 Mjek Imazherist ;1 Mjek Fizioterapist
Tiranë Tiranë Specialistetet Nr.4 1 Mjek Imazherist
Tiranë Tiranë Paskuqan 1 Mjek Pediater (Konsultori Femijes)
Tiranë Tiranë Kamëz 1 Urolog
Vende vakant për Mjek Specialistë në Bashkinë Kavajë

 

Qarku Rrethi Qëndra Shëndetësore Mjek Specialistë
Tiranë Kavajë Kavajë 1 obs-gjinekolog
Tiranë Kavajë Rrogozhine 1 Mjek Imazherist

 

Aplikimi është i hapur për të gjithë mjekët që janë në kërkim të një vendi pune dhe që kanë lejen e ushtrimit të profesionit. Kandidati mund të aplikojë për më shumë se një pozicion sipas profilit përkatës.

Nuk do të pranohen kandidatë që kanë kontratë me një institucion tjetër shëndetësor.

Dokumentacioni për aplikim

 

  • Jetëshkrimi i kandidatit (CV)
  • Diploma Universitare dhe lista e notave ( e noterizuar e detyrueshme)
  • Diploma e specializimit (e noterizuar detyrueshme)
  • Leja e ushtrimit të profesionit nga Urdhri i Mjekut (e noterizuar e detyrueshme)
  • Dëshmi të gjuhës së huaj (nëse kanë)
  • Dëshmi/certifikata të kualifikimeve/ trajnimeve në fushën e shëndetësisë
  • Fotokopje e Librezës së Punës (nëse kanë)
  • Vetedeklarim (Kanditatet qe do aplikojne nuk duhen të kenë kontrate specializimi ne fuqi me institucionet shëndetesore apo MSHMS).
  • Raport Mjeko-Ligjor i 3 muajve te fundit.

Për kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit, diploma e tyre duhet të jetë e njohur nga Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë.

Në rast se për një pozicion pune paraqitet një kandidat i vetem, kandidati thërritet në intervistë për të diskutuar mbi dokumentacionin e paraqitur dhe më pas ministria autorizon direkt drejtorin e qëndrës shëndetësore për lidhjen e kontratës së punës me kandidatin.

Në rast se për një pozicion pune paraqiten më shumë se një kandidat, atëhere do të organizohet një procedurë konkurimi me dosje.

Dokumentat do të dorëzohen në zyrën e Burimve Njerëzore pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale , Rruga e Kavajës nr. 1001 Tiranë

Afafi i pranimit: Dokumentet pranohen çdo ditë nga ora 12.00-14.00, deri më datë 30.10.2018.

Për vazhdimin e procedurës kandidatët do të njoftohen me email.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim