Në faqen Open Procurement Albania, katalogu për prokruimene Shëndetësi, rubrika Koncesione sapo është hedhur pasaporta e Procedurës së Konkurrimit për Koncesionin me titull dhe objekt: Financimi, projektimi, rinovimi, pajisja, riorganizimi dhe funksionimi i Koncesionin/Partneritetin Publik Privat për ofrimin e shërbimit laboratorik të 18 spitaleve si vijon:
- Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Shefqet Ndroqi (Sanatoriumi), Spitali i Traumës, Maternitetet “Koço Gliozheni dhe ‘Mbretëreshë Geraldinë,
- Spitalet Rajonale: Durrës, Berat, Fier, Vlorë, Shkodër, Elbasan, Korçë, Gjirokastër, Dibër, Kukës dhe Lezhë.
- dhe atyre bashkiake të Sarandës e Lushnjës.
Forma e Kontratës: Partneritet publik privat për shërbime publike
Burimi i Financimit të Projektit: Buxheti i shtetit nëpërmjet spitaleve subjekt i kësaj kontrate. Koncesionari nuk do të paguajë asnjë tarifë koncesionare. Vlera totale e koncensionit është parashikuar 13 miliardë lekë.
Data / Afati për paraqitjen e ofertës është 15 shkurt 2017 ora 15, në format elektronik, në gjuhën shqipe ose angleze. Koncesioni ka afat 10 vjet, duke filluar nga momenti apo data e vënies në funksion.
Procedura është e hapur dhe vlerësimi i ofertës do të bëhet duke u bazuar në pesë kritere. Ministria e Shëndetësisë ka përgatitur edhe një Memorandum Informacioni për këtë Koncesion, ku në faqen e parë të tij bëhet publik këshilltari International Finane Coorporation IFC, Word Bank Group.
Memorandumi mban datën dhjetor 2016 dhe do ta gjeni tek akte të publikuara në pasaportën e këtij Koncesioni tek Open Procurement Albania.
Në dokumente standarde të kësaj procedure është parashikuar mbi Burimet Njerëzore dhe Plani i Trajnimit, si vijon: Ofertuesit pritet të paraqesin një Plan Rekrutimi, në përputhje me kodin e punës të Republikës së Shqipërisë, me Rregulloren për Laboratorët Mjekësor dhe Standardin të Performancës së IFC.
Të tjera pasaporta për prokurime në sektorin Shëndetësi ju mund t’i gjeni të përditësuara ditë pas dite tek portali Open Procurement Albania, Shëndetësi. Po aty ju mund të gjeni të dhëna për shoqëritë që ofrojnë furnizime, punë dhe shërbime për sektorin, sikurse të dhëna për kontraktor koncensionar dhe jo vetëm.


